Futboll Sport

Skënderbeu-Kukësi, korçarët marrin lajmin e madh pas dëshmisë në Apelin e UEFA-s

Kryendeshja e javës së 31-të në Superligë mund të vendosë për kampionin e ri të Shqipërisë. Parpara kësaj sfide, trajneri Ilir Daja ka marrë një lajm shumë pozitiv, kjo pasi do të ketë të gatshëm 3 lojtarët kryesorë te ekipit, të cilët nuk ishin në ndeshjen që u luajt përballë Partizanit në “Selman Stermasi”, por edhe në ndeshje të tjera.

“Gardiani” i portës Orges Shehi pas shumë javësh mungesa, tashmë do të jetë në dispozicion të teknikut për ndeshjet e mbetura të sezonit.

Gjithashtu edhe reparti i sulmit do të ndihet më “komod” sepse është rikthyer golashënuesi më i mirë e skuadrës për këtë sezon, Ali Sowe, i cili ka shënuar 14 gola. James Adeniyi është “karta” e radhës që do të jetë në dispozicion të trajnerit, pasi mungoi në ndeshjen e fundit.

Related posts

ASLLANI NË DREJTIM TË PADITUR/ Inzagi nuk e zgjedh as për ndeshjen kundër Monzës

F.autor

Barcelona/ 5 dallimet midis finales së Copa del Rey dhe Romës

Sadik.Autor

“NUK MJAFTOHEM TË PUNOJ”/ Befason Jurgen Klopp: Pasi të bëj një vit pushim do të…

Delo.autor

Leave a Comment