Futboll Seria A Sport

Inter-Juventus, ka “derbi” midis Allegrit dhe Spalletit dhe Ikardit me Higuain

“Inter-Juventus. Ndeshja nuk ka kthim. Shorti nuk funksionon, edhe më pak kur ka diçka në rrezik”, – lexohet, jo pa arsye, në “La Gazzetta dello Sport”. Kanë mbetur katër javët e fundit të Seria A dhe Juventusi e shikon titullin e shtatë radhazi në rrezik, pasi u rrëzua 0-1 në shtëpi, në sfidën e drejtpërdrejtë të së dielës së kaluar, kundër Napolit. “Zonja e Vjetër” përballet sonte me “derbin”, me një pikë të vetme avantazh (85-84) ndaj të besuarve të Sarrit.

Interi është i pesti në klasifikimin aktual, me 66 pikë. Pra, gjithashtu, edhe zikaltrit luajnë shumë në supersfidën e mbrëmjes së sotme. Një pikë i ndan ata nga dy ekipet, që mbyllin zonën e Champions-it: Roma (67) dhe Lazio (67), me bardhekaltrit që janë kundërshtari i javës së fundit. “Ne jemi të gatshëm për një lojë të rëndësishme. Ndaj Juventusit do të jetë e vështirë, por kemi mundësi për të bërë diçka shumë të rëndësishme”, – ka thënë Spalletti, i cili ka në dyshim vetëm Gagliardini.

Interi do të ketë mbështetjen e “San Siros”, që pritet të jetë i mbushur plot e përplot, pasi biletat janë shitura të gjitha. Edicioni i 170-të i “derbit të Italisë” do të shoqërohet nga një rekord historik i arkëtimeve nga biletat: 5 milionë euro. Në kampin bardhezi, mbrojtësi Chiellini i ka thënë lamtumirë sezonit. Për Juve ka qenë një javë e nxehtë. Tifozët sulmuan qendrën e trajnimit në Vinovo për të kërkuar një reagim të lojtarëve pas humbjes ndaj Napolit dhe eliminimit në Ligën e Kampionëve. “Ne nuk duam të flemë mbi dafinat tona, e duam këtë titull”, – ia bënë të ditur Dybala dhe Buffonit.

Një incident, që Allegri e minimizoi: “Është normale që pas shfaqjeve jo aq të mira të ketë disa ankesa. Tifozët erdhën për të na treguar afërsinë e tyre”. Por, gjëja nuk përfundon këtu. Buffon, të cilin e akuzuan për fërkime me Benatia, denoncoi përpjekjet për të destabilizuar Juventusin. “Ato që shkruhen janë gjëra që nuk na pëlqejnë, pa themel. Ne duhet ta kthejmë faqen, nuk ishim të paprekshëm dhe tani nuk jemi aq keq”, – sqaroi Allegri. Tekniku bardhezi ka marrë lajme të këqija. Të dëmtuarve De Sciglio dhe Sturaro iu shtohet edhe Chiellini, që i thotë lamtumirë sezonit.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Dinamo do goditjen e madhe, ofertë yllit të Kukësit…

Delo.autor

ZGJEDHJET NË FSHF/ Gazetari: Duka i ka vrarë zgjedhjet që në vitin 2002, gjuha e Memës më e rëndë se e Veliajt

Delo.autor

SFIDA ROSENBORG-LINFIELD/ Arbitrave shqiptarë u besohet ndeshja Champions, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment