Futboll Seria A Sport

Inter-Juventus, ndeshja e fundit e Gigi Buffon në “San Siro”

Gianluigi Buffon nuk jeton një javë të parëndësishme. Nga deklaratat e bëra në televizionin zyrtar të Juventusit, në takimin me ultrasit. Nga benzina në zjarr, çka lidhet me humbjen e ndeshjes direkte me Napolin, duke e hapur plotësisht garën për titull në Seria A.

Pas golit të Kalidou Koulibaly, presioni në “Vinovo” arriti nivelet më të larta. Rrezikohet që bardhezinjtë të mos e marrin në shtëpi kampionatin e shtatë radhazi, pasi kanë shpenzuar pesë pikë në pesë ditë. Me një fjalë, kanë vënë në pikëpyetje të gjithë projektin teknik.

Juventusi është i destinuar për të arritur një rinovim të rëndësishëm. Shihni, për shembull, lamtumirën e pritshme të numrit 1. Super-Gigi, me përjashtim të ndonjë surprize të bujshme, në qershor do t’i varë dorashkat në gozhdë. Pastaj, roli i tij ekzekutiv i ardhshëm, mbetet ende për t’u definuar.

Disa thonë se Juventusi ka menduar për t’i dhënë një rol të ri 40 vjeçarit nga Carrara. Të tjerë, megjithatë, argumentojnë se “Club Italia” dëshiron të bëjë Buffon një simbol. Ndalesa tjetër: “San Siro’. Dhe tashmë është nostalgji.

Ndërmjet Parmës dhe Juventusit, Buffon përgatitet të luajë ndeshjen me numrin 39 në “La Scala del Calcio”. “Amarcord” i nivelit, i mbështetur nga kujtime të pabesueshme. Kampioni toskan, deri më tani, ka marrë kënaqësinë e 13 fitoreve në “San Siro”, i mbështetur nga 13 barazime dhe 12 humbje.

E fundit: Buffon në “San Siro” do të ndiqet nga një numër rekord tifozësh. 78.328 spektatorë do të jenë në stadium, për një total prej mbi 5 milionë eurosh të inkasuara nga shitja e biletave. Ndërkohë, për portierin bardhezi duket se do të jetë ndeshja e tij e fundit në “San Siro”. Fatkeqësisht, kjo duket se është e vërteta.

Related posts

DO TË LARGOHET NGA MILAN/ Portieri drejt kalimit në kampionatin spanjoll tek klubi…

Delo.autor

NËSHKRIMET TEK ARSENAL/ Fantazisti kërkon 200 përqind rritje rroge për të qëndruar

Isa.Autor

PLAS tek Zvicra/ Kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi. Çdo ndodhë me SHQIPTARËT?

Isa.Autor

Leave a Comment