Ndeshjet Live Sport

LIVE| Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Apolonia. Rezultati 3-1

Ka startuar në orën 13:45, derbi i qarkut mes Bylisit dhe Apolonisë, i vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Fierakët e drejtuar nga Bledar Borova, do të kërkojnë kthesën e madhe përballë ballshiotëve, që vijnë në këtë përballje pas disfatës 2-0 në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Apolonia, në 2 ndeshjet e fundit u mposht në shtëpi minimalisht 0-1 nga Teuta dhe Vllaznia.

Në 10 javë kampionat Bylisi ka arritur të sigurojë 8 pikë, ndërkohë që fierakët kanë 5 pikë më pak duke u renditur në vendin e fundit. Ndeshja e javës së parë mes Apolonisë dhe Bylisit, përfundoi në barazim 2-2.

BYLIS-APOLONIA 3-1

Beji 22′ , 52′ , Hadroji 72′ / Ymeraliaj 74′ (autogol)

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

85′ Ndëshkohet edhe Ndreca me karton të verdhë.

81′ Kofi është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë në radhët e fierakëve.

74′ GOOOOL APOLONIA 3-1/ Sërish gol në “Adush Muça”. Kësaj here ishte kapiteni Ymeralilaj, i cili devijoi topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol, pas harkimit të Gjatës nga e majta. 

72′ GOOOOL BYLISI 3-0/ Shënon edhe Hadroji. Pas një depërtimi nga e djathta, futbollisti i skuadrës ballshiote, futet bukur në zonë, gjuan me të majtën dhe mposht portierin Harizaj. 

56′ Zëvendësim edhe te Apolonia, largohet nga fusha, Zoga, në vend të tij Zaimi.

55′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Ntepe, vendin e tij e merr Carkanji.

52′ GOOOOL BYLISI 2-0/ Sërish ai, Antoni Beji. Sulmuesi i skuadrës ballshiote, ka përfituar nga një rrëmujë brenda zonës, duke goditur saktë dhe duke mposhtur portierin Harizaj. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

43′ Zëvendësim te Apolonia, largohet Haxhiu, vendin e tij e merr Omeri.

33′ Përballje e luftuar me dulele të shuma në mesfushë, të ndikuar edhe nga terreni tepër i rënduar.

22′ GOOOOL BYLIS 1-0/ Zhbllokohet sfida. Beji kalon në avantazh ballshiotët. Pas një gjuajtje nga distanca, portieri Harizaj nuk kontrollon siç duhet topin, teksa i ndodhur brenda zonës, Beji përfiton mjaft mirë, duke e dërguar sferën në rrjetë. 

17′ Gjata nuk arrin të shfrytëzojë një rast mjaft të mirë brenda zonës, teksa nuk koordinohet siç duhet shumë pranë vijë fatale.

12′ Minuta të mira për fierakët që tentojnë të kërcënojnë vazhdimisht portën e Bylisit.

9′ Mihana provon të shënojë me roveshatë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Qirko, që i mohon një gol fierakëve.

1′ Ka startuar sfda në “Adush Muça”, luhet në një terren tepër të rënduar.

Related posts

Mesfushori francez snobon PSG, qëndron në Premier League edhe pa Champions

Sadik.Autor

U LARGUA TEK CHELSEA/ Ultrasit e Inter-it nuk përmbahen. Shihni veprimin e tyre kundrejt Lukakut (FOTO)

Delo.autor

S’KA DYSHIME/ KOVAC: Ju tregoj të ardhmen e JAMES, kolumbiani do të…

Isa.Autor

Leave a Comment