Moto GP Seria A

Johann Zarco mbron strategjinë e tij në garën e Katarit

Johann Zarco ka mbrojtur strategjinë e tij të garës në çmimin e madh të Katarit, nuk iu bind urdhrave në fazën e fundit, pasi ishte duke udhëhequr garën në shumicën e kohës.

Piloti i Tech, qëndroi në vendin e parë për plot 17 xhiro nga 22 në total, para se të kishte një problem dhe ta mbyllte garën në vendin e tetë. Në pistën e Losail, gara u karakterizua nga pilotët kryesues që përpiqeshin të ruanin gomat e tyre, me fituesin Andrea Dovizioso dhe Marc Marquez që priten deri në 5 xhirot e fundit për të xhiruar më shumë. Megjithatë Zarco mohoi se fakti që kryesoi për shumë xhiro i shkaktoi probleme,

“Cdo gjë ishte në rregull me konsumimin e gomave, madje do të kisha thënë që do t’i kisha përdorur më shumë gomat nëse do të isha më pas në renditje se sa në krye. Megjithatë do të kisha bërë të njëjtën gjë. Gjithçka ishte nën kontroll, në një pikë unë isha duke pritur.

I thashë vetes: Nëse askush nuk po më kalon, do të thotë që jam mjaftueshëm i shpejtë dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë. U ndjeva sikur isha mbrapa një piloti dhe ti jep gjithmonë më shumë dhe në fund duke mbajtur linjën time mendoj se më ndihmoi të mbaja të paktën deri në 5 xhirot e fundit, ritmin për t’u renditur në vendin e tetë.

Teksa Zarco kërkon fitoren e tij në MotoGP, ai mendon se mund të hjyë në çdo garë me synimin për të fituar. “Në fillim, pa startuar ende fundjava, ti duhet të synosh fitoren. Kjo është ambicia. Por më pas në praktikë ti has disa vështirësi. Por kur vjen nga një garë e fortë si ajo e imja në Katar, nuk ka opsion tjetër veçse të kërkosh fitoren. Ke nevojë edhe për pak fat. Ti duhet të luftosh dhe të luash të gjitha kartat e tua.”

Related posts

E PABESUESHME/ Befasi e ditës: Marotta e ‘konfirmon’ kalimin te Interi

Isa.Autor

Icardi te Real, Skriniar te Barça, De Vrij tek Inter: ja pse ky operacion është i mundur

Q.Autor

Sirena kineze për Mandzukic, por Juventus dhe kroati vendosin

Q.Autor

Leave a Comment