Futboll Seria A Sport

VLERËSON AFRIMET E JANARIT/ Pioli: Ibra na ka dhënë zgjidhje që nuk i kishim, personaliteti dhe karakteri i tij…

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka lavdëruar afrimet e janarit të Zlatan Ibrahimoviçit dhe Simon Kjaerit përpara ndeshjes së nesërme ndaj Sampdorias. Kuqezinjtë janë ngjitur në vendin e 6-të në Seria A, katër pikë më pak se Roma e vendit të 5-të kjo edhe falë transferimeve të janarit.

Pioli nënvizoi rëndësinë e Ibrahimoviçit në muajt e fundit si brenda edhe jashtë fushës. Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Sampdorias, Pioli u shpreh: “Ibra na ka përmirësuar neve në shumë mënyra në fushë. Ai na ka dhënë zgjidhje që ne nuk i kishim. Ibrahimoviç ka një prezencë të rëndësishme si në aspektin fizik edhe atë teknik. Ai krijon shumë hapësira për shokët e ekipit. Personaliteti dhe karakteri i tij kanë qenë padyshim deçizive”. Së bashku me Ibrahimoviçin në janar erdhi edhe mbrojtësi danez Simon Kjaer nga Sevilja.

31 vjeçari ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon në Serinë A dhe ka formuar një dyshe mjaft të mirë me kapitenin Alesio Romanjoli në mbrojtje. “Kjaer po bën shumë mirë. Ai është një tjetër afrim i janarit që ka kontribuar në një mënyrë mjaft të rëndësishme për ne”, përfundoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.

Related posts

EDI REJA MERR LAJMIN E KEQ/ Pësoi dëmtim ndaj Andorrës, humb super sfidën me Anglinë mbrojtësi…

Delo.autor

EDHE MESSI E KA ZILI/ Shoku i CR7 “poshtëron” kundërshtarët dhe shënon një gol FENOMENAL (VIDEO)

Isa.Autor

SHQIPËRINË E NDAL ANDORRA/ “Kuqezinjtë” nuk shënonin në transfertë prej 9 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment