Bundesliga Futboll Sport

Debutimi i pabesueshëm, nga stacioni i karburantit te goli në Bundesligë

Skuadra e Mainz tani ëndërron mbijetesën. Fitorja 3-0 që u arrit ndaj Leipzig i jep ende mundësi të shpresë te qëndrimi në Bundesligën gjermane (aktualisht janë jashtë zonës së rrezikut). Por mes arkitektëve të suksesit të madh të javës ishte Ridle Baku (emri i tij i pagëzimit në fakt është Bote, por babai i tij ia ndryshoi në nderim të ish-sulmuesit të Borussia Dortmund dhe Gjermanisë, Karl-Heinz Riedle), mesfushor i vitlindjes 1998, i cili debutoi këtë javë krejt papritur në kampionatin gjerman.

Një debutim fantastik dhe krejt i papritur: i bukur sepse shënoi gol dhe befasues sepse deri pak orë para takimit djaloshi ishte në autobusin e skuadrës së dytë duke udhëtuar drejt Fraiburgut për ndeshjen e radhës, kur papritur i bie telefoni. “Isha në një stacion karburanti kur më morën në telefon, – ka treguar futbollisti në një prononcim për ‘Sky Deutschland’, – dhe më thanë se isha i grumbulluar në skuadrën e parë. M’u deshën 45 minuta për të kuptuar se çfarë po më ndodhte”.

Pas telefonatës, një makinë e klubit e mori nga autostrada dhe e dërgoi urgjentisht në stadiumin e Mainzit, në “Opel Arena”. Jo vetëm kaq, por Baku u rreshtua në formacionin titullar duke shpërblyet besimin e stafit teknik me golin e shënuar saktësisht në minutën e 90-të: “Realisht nuk di se çfarë të them, gjithçka ndodhi është kaq e pabesueshme. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq”, – ka deklaruar Bau për kanalin gjerman. Në fakt, fotot që shfaqin futbollistin tregojnë shumë për emocionet që ai ka përjetuar pas shënimit të golit: vë duart në kokë dhe qesh nga gëzimi. Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, Mainz është vetëm 3 pikë larg zonës së rrezikut, por gjithsesi është në pozita të mira dhe ka më shumë shanse për të mbijetuar se sa dy rivalet më të afërta.

Related posts

“TURI I FORËS”/ 5 “sprintierë” të Contes janë gati për start, ja emrat

Delo.autor

RUSI 2018/ Tabarez “gjenerali” me paterica, që i ka ndryshuar fytyrën Uruguait!

Sadik.Autor

MERR FUND OPERACIONI “MASKOKE”/ Policia sekuestron 1 ton kanabis, arrestohet ish-sulmuesi spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment