Futboll Sport

A e ka humbur Anglia Botërorin e Rusisë para se ai të fillojë?

Sa krenare mund të jetë trupa e Federatës së Futbollit të Anglisë pasi ka marrë lajmin që mbërriti nga Zyrihu? Gjatë javës kur Anglia u kualifikua në Botërorin e Rusisë, FIFA njoftoi se ky shtet kishte dalë nga lista e 10 shteteve që mund të aplikojnë për bileta. Janë dashur shumë vite, por më në fund FA ka ekipin kombëtar aty ku ata kanë dashur: i padëshiruar, i pambështetur dhe i pavend. Kanë mbërritur në pikën kur optimizmi mungon plotësisht. Disa mund të shqetësohen dhe pak të tjerë mund të shkojnë në një shtet ku do të shohim flamuj të tjerë nëpër stadiume.

Kostot e udhëtimit dhe frika nga huliganët rusë janë një pjesë e turpit, por nuk është si në Brazil ku ishte më lirë apo me përplasjet që krijuan mijëra mbështetës anglezë që ishin atje. Më e famshmja, në Belo Horizonte ku ata patën përplasje nga ku pas ndeshjes 0-0 kundër Costa Rica-s pati edhe të vdekur.

Jo, arsyeja e parë se pse vizitorët e Anglisë do të jenë sa 1/50-a e numrit të atyre që shkuan në Francë në vitin 2016 është për shkak të dëshirës së FA për sukses. Shumë presion, kjo duket qartë. Lojtarët nuk mund ta përballojnë presionin. Që prej debatit në Afrikën e Jugut në vitin 2010 kur Anglia u eliminua pas fazës së grupeve, ka qenë një vendim i FA që të ulë numrin e mbështetësve të përfaqësueses së tyre.

Dhe, ata janë shumë të suksesshëm në këtë aspekt. Në të vërtetë kjo mund të argumentohet se ulja e numrit të mbështetësve mund të sjellë një shkëlqim të ekipit kombëtar. Gareth Southgate, trajneri i Aglisë, vendosi që të bëjë publike listën e lojtarëve të dëshiruar vetëm një javë para ndeshjes kundër Sllovenisë. Ndërkohë që ka deklaruar se ai që kërkon shkëlqimin në këtë botëror para Gjermanisë dhe Spanjës do të mbetet i zhgënjyer. Për këto fjalë reale ai ka fituar edhe mbështetjen e tifozëve të “Tre Luanëve”.

Në rast se nuk e kishit vënë re, situata është duke u përkeqësuar. Në Botërorin e 2014 paraqitja e Anglisë ishte më e dobëta në 56 vite histori të Kupës së Botës. Në vitin 2016, në Europianin e zhvilluar në Francë, ata u eliminuan nga Islanda. Ndoshta, është koha që t’i bëhet një ‘stop’ kësaj mënyrë menaxhuese. Ndoshta është koha për pak jetë.

Related posts

Flamurtari rikthehet tek fitorja/ Vlonjatët s`kanë mëshirë, “poker” ndaj Kastriotit

Isa.Autor

10 GOLA NË 8 NDESHJE/ Dy arsye pse Rudiger është kthyer në objektivin numër një tek Real Madrid

Delo.autor

(VIDEO) Lyon mposht PSG-në, Depay shënon gol spektakolar në fund të ndeshjes

Q.Autor

Leave a Comment