Futboll Seria A

Juventus, Allegri shijon fitoren më të vështirë

“Kemi marrë 3 pikë duke u lodhur dhe duke vuajtur,” – në këtë mënyrë e ka komentuar Massimiliano Allegri fitoren kundër Benevento.

“Kjo ishte ndeshja më e vështirë sepse vinte pas humbjes ndaj Real dhe skuadra reagoi mirë. Kur merr një shuplakë si ajo që morëm në Champions duhet të jemi të fortë për të reaguar duke parë të ardhmen,” – shpjegoi trajneri i Juventus.

Në lidhje me paraqitjen e Dybala, që shënoi tre gola, 21 në këtë sezon, Allegri tha: “Ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe gjatë këtyre ditëve ka punuar mirë.”

Allegri nuk i fsheh vështirësitë ndaj Benevento: “Duhet t’i bëjmë komplimente kundërshtarit për ndeshjen që bëri, por edhe ekipit tim për fitoren. E nisëm mirë ndeshjen, por pas golit të parë e ulëm disi ritmin dhe ky ishte gabimi.”

Në fund, strategu i “Zonjës së Vjetër” shtoi: “Tani duhet të gjejmë energjitë e duhura për muajin më të rëndësishëm të sezonit. Jemi në garë në kampionat, në finalen e Kupës së Italisë dhe do të luajmë çerekfinalen e kthimit në Champions.”

Related posts

Lamtumirë Gatusso, mirë se vjen Conte

Sadik.Autor

I PABESUESHMI TIM KRULI/ Pret dy penallti ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

INVESTUAN MBI 100 MLN EURO/ Tani klubi anglez vendos të përgjysmojë rrogat

Isa.Autor

Leave a Comment