Formula 1

Ferrari dominon në Bahrein, Vettel “pole position”, zhgënjen Hamilton

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar “pole position” sot pasdite në pistën e Sakhir, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në “Formula 1”. Piloti gjerman i “kokëkuqes” dha kohën 1’27’958, duke lënë pas shokun e skuadrës Kimi Raikkonen. Pra, një vijë e parë e startit të garës së nesërm tërësisht e Ferrarit, që sot i dominoi provat zyrtare në të trija sesionet. Në vendein e tretë u rendit valtteri Bottas me Mercedes, që la pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton, por britaniku do ta nisë garën nga vendi i nëntë, pas penalizimit me 5 pozicione.

Në përfundim të sesionit të parë të provave zyrtare u eliminuan Grosjean (Haas), Ericsson (Sauber), Sirotkin (Williams), Leclerc (Sauber) dhe Stroll (Williams). Në këtë sesion të parë evidentohet një aksident i pilotit holandez Max Verstappen, që e përplasi makinën e tij me barrierat mbrojtëse, duke mbyllur para kohë provat (renditej i katërti, por nuk vijon në sesionin e dytë), ndërkohë që dy pilotët e Ferrarit dhanë kohën më të shpejtë.

Në sesionin e dytë, pilotët që i thanë “lamtumirë” sfidës për të kapur “pole” ishin Hartley (Toro Rosso), Perez (Force India), Alonso e Vandoorne me McLaren si dhe Verstappen (Red Bull). Ky i fundit, pas aksidentit në sesionin e parë, nuk zbriti në pistë në të dytin, ndërkohë që kohën më të shpejtë e dha Vettel me Ferrari. Dobët u paraqit Alonso, që nuk arriti të kualifikohej në “top 10”.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Leclerc: Ja arsyeja përse Ferrari vuan shumë në pistë

Delo.autor

Mercedes kërcënon Vettel: Nuk ka për ta patur të lehtë në garë

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Hamilton kundër skuadrës: Nuk dua të humbas për faj të strategjisë

Delo.autor

Leave a Comment