Futboll Seria A Sport

Juventus bën “tris” ndaj Sampdoria dhe prek titullin e shtatë radhazi

Juventus ka fituar 3-0 ndaj Sampdoria dhe pas barazimit të Napoli kundër Milan, bardhezinjtë prekin me njërën dorë titullin në Serie A, teksa kanë gjashtë pikë avantazh, kur mbeten edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur nga dyja ekipet.

Mario Mandzukic shënoi për “Zonjën e Vjetër” golin e avantazhit në minutën e fundit të pjesës së parë, duke larguar disi fantazmat e një “traume” që mund të vinte nga eliminimi i pësuar në Madrid me penalltinë e dyshimtë në fund të ndeshjes me Real.

Kur u mbush një orë lojë, mbrojtësi gjerman Benedikt Howedes realizoi golin e dytë për ekipin e Allegri, të parin për të në ndeshjen e dytë të këtij sezoni në Serie A.

Ashtu si në dy golat e parë, edhe në golin e tretë, të shënuar nga gjermani tjetër Sami Khedira, 15 minuta para fundit, asistin e dha Douglas Costa, protagonist i vërtetë i fitores së bardhezinjëve.

Kjo ishte ndeshja e 350-të e Allegri si trajner në Serie A, ka fituar në 60% të rasteve.

Në këtë mënyrë, Juventus marshon drejt titullit të shtatë radhazi në Itali, çka do të përbënte një rekord absolut.

Related posts

Plas te Gjermania, lojtarët kundër tifozëve për vërshëllimat ndaj Gundogan

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Të gjithë të çmendur për talentin Maddison, por Leicester vendos supervlerësimin

Delo.autor

PËRGJAKJA E SUPERSFIDËS/ Dëshmia “tronditëse”: Donin të na masakronin me hanxhar

Delo.autor

Leave a Comment