Futboll Seria A

Juventus, pas Real-it vjen revolucioni tek bardhezinjtë

Shtatë gola të shënuar dhe vetëm një të shënuar. Kështu është “përtypur” futbollit italian nga ai spanjoll në përballjen e dyfishtë të Champions League, në të cilat Barcelona dhe Real kanë hipotekuar kalimin në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni kundër Roma dhe Juventus.

Dy ndeshje këto që kanë konfirmuar mediokritetin e nivelit të futbollit italian në skenën ndërkombëtare, duke parë se bardhezinjtë dhe verdhekuqtë kanë qenë protagonistë në sezonet e fundit të Serisë A. dhe duket se është pikërisht Juventus, gjashtë herë kampionia e Italisë radhazi, që ka vendosur t’i hapë rrugën një revolucioni të vërtetë.

Askush nuk flet hapur për këtë sepse sezoni akoma nuk ka mbaruar. Në fund mund të vijë titulli i shtatë radhazi dhe Kupa e Italisë. Dy trofe që do t’i shtoheshin shumë të tjerëve të grumbulluar në këto sezone të fundit, nën drejtimin e Conte dhe Allegri. Nëse do të flitej tani për ata që kanë zhgënjyer, ata që mund të qëndrojnë ose largohen do të rrezikonte të prishte gjithçka.

Çështja Allegri
Ndërkohë, spekulimet e merkaton rreth organikës së Allegri-t (edhe për vetë atë) janë shtuar me hipoteza dhe skenarë që parashikojnë ndryshime rrënjësore verën e ardhshme. Për momentin, asgjë nuk shtyn të mendohet se mes Allegri-t dhe Juventus-it do të ketë divorc, por është e vërtetë edhe se nuk do të ishte një befasi nëse dy palët do të vendosnin të ndaheshin në mirëkuptim. Italiani është i kërkuar në Angli, cikli tek Juventus, nëse nuk a mbaruar, nuk premton zhvillime të reja. Ndërsa dëshira për Champions League rritet çdo vit.

Kush largohet
Më pas vjen skuadra. Ku duhen rishikuar disa lojtarë në të gjitha repartet, duke filluar nga mbrojtja. Rinovimi i saj është kthyer në një domosdoshmëri. Bonucci është larguar, Buffon dhe Barzagli do ta bëjnë shpejt, Lichtsteiner dhe Asamoah i klanë valixhet gati. Ata që do të qëndrojnë mund të numërohen me gishtat e dorës: Chiellini, De Sciglio dhe Benatia, përveç Rugani-t dhe Alex Sandro-s.

Kush vjen
Kush do të merret? Është 90% e sigurt se do të merren dy lojtarë nga Atalanta, si Spinazzola dhe Caldara, që do të përfaqësonin politikën e re të bardhezinjve, e bazuar tek e ardhmja. Pjesë e së cilës mund të jetë edhe Darmian, një tjetër element që ndiqet prej kohësh nga Marotta dhe Paratici.

Ëndrra Griezmann
Në mesfushë, ata që do të largohen janë Marchisio dhe Bentancur, të cilët mund të zëvendësohen nga Emre Cab dhe Cristante, elementë të tjerë që ndiqen prej kohësh. Në sulm nuk pritet të ketë lëvizje, por mund të jetë parashikuar një përforcim. Sytë e “Zonjës” janë kthyer nga francezi i Atletico Madrid, Griezmann, i cili do t’i bashkohej Higuain, Mandzukic dhe Dybala. Por kushton shumë, rreth 100 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Shqiptari Armando Broja firmos kontratë profesioniste me Çelsin

F.autor

Lozano “tradhton” PSV-në, Heerenveni i merr pikë

Q.Autor

“EURO 2020″/ Sfida Belgjikë-Itali, shikoni kë shohin si favorite kompanitë e basteve…

Delo.autor

Leave a Comment