Futboll La Liga

Sulmuesi i Barcelonës monitorohet nga skuadrat angleze

Southempton po monitoron situatën e Paco Alcacer te Barcelona, sipas saj që bën të ditur “Sky Sports”.

Alcacer shënoi 24 gola në dy sezone me Valencia, përpara se të kalonte te Barcelona në verën e vitit 2016 për 30 milionë euro.

24-vjeçari nuk ka arritur kurrë të jetë titullar në “Camp Nou”, duke shënuar vetëm 9 gola në 33 ndeshje.

Aktivizimi i tij nën drejtimin e ish-trajnerit Luis Enrique dhe atij aktual Ernesto Valverde ka qenë e kufizuar dhe sipas shtypit britanik ai mund të shkojë te Southampton.

Southampton do të përballet me konkurrencën e Villarreal dhe Celta Vigo, ekipet e interesuara për Alacer.

Duke folur gjatë muajit të kaluar, Alcacer tha: “Unë mendoj vetëm për mundësitë që më jepen te Barcelona dhe të shpallem kampion me këtë skuadër.”

Related posts

“U GËZOVA SHUMË PAS DY GOLAVE TË SHËNUAR”/ “Heroi” Shaqiri: Kualifikimi? Të presim çfarë do të…

Delo.autor

Massimilisno Allegri shihet pasuesi ideal i Wengerit te Arsenali.

Q.Autor

Bomb nga Spanja, Reali bën shkëmbim “kokë më kokë” me Bajernin

Isa.Autor

Leave a Comment