Futboll Seria A Sport

HUMB “HAJMALINË” E KARRIERËS/ Totti kërkon ndihmë nga ndjekësit në “Instagram” (FOTO)

Francesco Totti, ish-kapiteni legjendar i Romës, ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi humbi orën Rolex, me vlerë më shumë se 25.000 euro. Në fakt, më shumë se vlera financiare për të ka rëndësi ajo sentimentale.

Djema, kam humbur orën time, me të cilën isha shumë i lidhur. Me të kam ndarë gjithë karrierën time si futbollist, e kisha si hajmali. Unë ju kërkoj të gjithëve ndihmë, me shpresën se mund ta gjeni. E di që është pothuajse e pamundur, por përpjekja nuk na dëmton. Është një “Daytona” çeliku, me fushë të bardhë; në rrip ka dy pllaka me shkronjën C (Cristian dhe Chanel). Ju falënderoj paraprakisht dhe ju lë një kontakt: 348 8888940. Ju premtoj se do të vij personalisht ta marr (tek ai që e ka gjetur)”, – ka shkruar Totti në Instagram, duke shpresuar se do t’ia rikthejnë Rolex-in e tij.

Premtimi se personalisht Francesco Totti, një idhull i vërtetë i tifozëve të Romës, do të shkonte ta merrte orën e humbur, ka gjeneruar një “lumë” komentesh nga fansat e tij, por ende nuk ka ndonjë lajm nëse ish-futbollisti italian ka arritur të rikuperojë një nga pasuritë tuaja më të çmuara shpirtërore.

Related posts

Heynckes mbron Lewandowski: Shpresoj të reagojë të martën kundër Realit

Sadik.Autor

BEFASUESE/ Kriza ekonomike nuk kursen as Del Piero-n dhe bashkëshorten e tij, ata detyrohen të…

Delo.autor

Futbollistja e Kombëtares poston foto provokuese në…

Sadik.Autor

Leave a Comment