Futboll

Juventus-Real, ja cfarë ka ndryshuar në krahasim me finalen e Kardifit?

Kanë kaluar 10 muaj nga finalja e Champions League e 2017-ës, e luajtur 3 qershorin e kaluar në Kardif, në të cilën Real ka “fshirë” Juventus-in me një pjesë të dytë të jashtëzakonshme. Shorti i ka vënë përsëri përballë këto dy ekipe, këtë herë në çerekfinale.

Por çfarë ka ndryshuar në krahasim me finalen e Kardifit? Para se gjithash, natyra e sfidës: do të luhen 180 minuta dhe jo 90. Një avantazh për Juventus-in, që në 2015-ën eliminoi Real-in në gjysmëfinale falë një Morata në formë të shkëlqyer. Kur behët fjalë për një ndeshje të vetme, Juventus ka më pak zgjidhje në dispozicion në krahasim me madrilenët.

Kjo është theksuar edhe nga Predrag Mijatovic, heroi i finales së 1998-ës, ajo e golit vendimtar të shënuar në pozicion jashtë loje: “Po të ishte finale, do të isha i qetë, por nga të gjithë ekipet, Juventus ishte me e keqja që mund të peshkonim për një përballje të dyfishtë”. Sepse mbron si pakë ekipe të tjera, di të kundërsulmojë dhe të ndëshkojë kundërshtarin me solistët e saj. Ka një mjeshtëri në shpërndarjen e sforcimit fizik dhe në leximin strategjik në një përballje të dyfishtë, edhe pse në Kardif shpenzoi shumë energji në 45 minutat e para, të mbyllura në barazim 1-1.

Në krahasim me 10 muaj më parë duhet të 7/8 lojtarë (Pjanic është i skualifikuar) Barzagli do të kthehet në qendër të mbrojtjes në vend të Bonucci-t (Benatia është i skualifikuar), Douglas (është në avantazh ndaj Mandzukic) do të pozicionohet në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa Bentancur do të marrë vendin e Pjanic, me Matuidi që do të vendosë barazinë numerike në mesfushë. Në finalen e Uellsit, treshja e mrekullive Kroos-Casemiro-Modric copëtoi Khedira dhe Pjanic, me këtë të fundit që pati edhe një shqetësim në gju në pjesën e dytë.

Po si mund përmirësohet skuadra më e fortë e botës? Është pothuajse e pamundur. Kështu, ose merret një fenomen (Neymar, Lewandowski, Kane, Icardi disa nga kandidatët e ardhshëm), ose nuk bëhet asnjë ndryshim. Dhe, në fakt, të martën në mbrëmje pritet që Zidane të hedhë në fushën e lojës të njëjtin formacion që ka luajtur në Kardif.

Një simptomë force dhe e një satfi shumë të mirë përgatitësisht, që arrin të shmangë dëmtime serioze. Edhe merkaton ka qenë konservative për madrilenët, që kanë larguar Rodriguez, Morata dhe Danilo. Asensio dhe Bale duhet ta nisin ndeshjen nga stoli, duke parë momentin e mirë të Isco-s, një lojtar që pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri.

Related posts

‘Sirena’ angleze për Vidal, Man United dhe Chelsea në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

LIVE/ Kamza-Tirana: Zgjat vetëm 6 minuta avantazhi i bardhebluve, Fukui barazon shifrat (VIDEO)

Isa.Autor

“KUQEZI”/ Shakohoxha: Ky futbollist nga Kosova ka luajtur me pasaportë false për Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment