Futboll Seria A Sport

MILAN NIS NGA PUNA PËR MERKATON E VERËS/ Ja 3 emrat që po studiojnë drejtuesit “Kuqezi”

As dëmtimi e as rinovimi i Zlatan Ibrahimoviçit nuk është një faktor që mund të ndikojë në dëshirën e Milanit për të afruar një sulmues qendre gjatë verës. Zgjedhja përfundimtare do të kërkojë edhe bekimin e Ralf Rangnikut, por tashmë është e qartë që afrimi i një pyke është më tepër se nevojë thelbësore. Dëshirat kuqezi kalojnë nga Madridi dhe Napoli.jovic

Luka Joviç do të ishte i preferuari i Rangnikut, por serbi këmbëngul për të qëndruar te Reali edhe për të paktën një tjetër sezon pasi kërkon të tregojë se sa vlen. 22-vjeçari do të ishte ideali, por 5 milionë eurot që përfiton çdo muaj dhe vlera prej 50 milionë eurosh tremb këdo në kohë pandemie. Emri tjetër është ai i Arkadiush Milikut që me kontratën në skadencë pas një viti do të kishte kosto më të ulet si në vlerë tregu ashtu edhe pagese.

Përvoja në Serinë A dhe paga (3 milionë euro) e favorizojnë 26-vjeçarin, që mund të vishej kuqezi për 30- 40 milionë euro, por në rastin e tij konkurrenca është shumë më e fortë sesa për Joviçin që ndërkohë po lufton edhe me një dëmtim në thembër. De Laurentis shpreson tek ankandi në mënyrë që të përfitojë sa më tepër nga shitja e polakut.milik

MILENKOVIÇ – Emri tjetër në axhendën kuqezi është ai i Nikola Milenkoviçit. 22-vjeçari luan te Fiorentina e cila nuk lejon largimin pa arkëtuar të paktën 30 milionë euro. Shifra është e konsiderueshme, por talenti dhe perspektiva e rritjes së mbrojtësit janë të dukshme, ndaj Milani po e mendon seriozisht investimin.Nikola+Milenkovic+ACF+Fiorentina+v+Atalanta+-267CpISxOrl

Në bisedimet mund të ndihmojë edhe menaxheri Fali Ramadani, një njohje e vjetër e Ivan Gazidhisit e njëkohësisht menaxher i Ante Rebiçit. 84 ndeshje në tri sezone plus edhe gjashtë gola e bëjnë Milenkoviçin një element të vyer për çdo skuadër, e sidomos për kuqezinjtë që synojnë të ngrejnë një organikë me moshë të re dhe talent me shumicë.

Related posts

Itali – Holandë, miqësorja e dy të përjashtuarve

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI PREK FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Konfirmohen nga presidenti Duka 3 raste pozitive, ja emrat

Delo.autor

As në “PLAY STATION” nuk realizohet/ Sulmuesi shënon SUPERGOL nga KORNIA

Isa.Autor

Leave a Comment