Futboll

(FOTO) Ka firmosur për Skënderbeun, por Abazaj përfundon në Greqi te Andi Lila

Futbollisti i Luftëtarit, Kristal Abazaj, po dëshmon nga javë në javë se është një ndër futbollistët më të mirë në kampionatin shqiptar, për të mos thënë më i miri.

Abazaj

22-vjeçari edhe në takimin e fundit që gjirokastritët luajtën kundër Lushnjës shënoi 1 nga 2 golat. Formën e mirë të futbollistit e tregon edhe ftesa e bërë nga trajneri i Kombëtares Christian Panucci për sfidën miqësore me Norvegjinë.

Në janar, Abazaj firmosi me Skënderbeun, por në kontratën e nënshkruar mes klubeve u ra dakord që anësori të qëndronte në Gjirokastër deri në fund të sezonit.

Së fundmi pas fitores me Lushnjën, trajneri Hasan Lika, u ka dhënë disa ditë pushim lojtarëve. Vendndodhjen e Abazajt e ka zbuluar Andi Lila. Futbollisti i Kombëtares dhe klubit grek të PAS Giannina ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket bashkë me Kristalin.

abazaj lila

Related posts

Lovren “kërcënon” Harry Kane: Kroacia nuk ka asgjë për të humbur

Isa.Autor

TË GJITHË PRISNIM DORËHEQJEN/ Panucci befason: Ja fajtori për humbjen ndaj Turqisë

Delo.autor

DO NDËRTOJNË EKIP “BIO”/ Skuadra e Kategorisë së Parë mbyll bashkëpunimin me 4 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment