Futboll Sport

Maradona: Me këtë Argjentinë, Messi është si një karrocë dore në kalldrëm…

Maradona u kthye për të përjashtuar Messin nga kritikat e tij ndaj ekipit të Argjentinës. “Ata e donin Leon për të zgjidhur të gjitha problemet. Në fakt, me ato pasime të Biglia, apo Enzo Perez, ai u kthye si një karrocë dore në kalldrëm”, – tha “Dora e Zotit” në programin e tij “Telesur”, nga Venezuela.

Pastaj, ai nuk kurseu drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA). “Historia shkon përmes cilësisë së udhëheqësve. Argjentina nuk po bën dot një ekip konkurrues, edhe pse ka mjaft lojtarë që dinë të luajnë mirë futboll. Unë marr shembull Davor Suker, të cilin e kisha partner te Sevilla.

Ai drejton Federatën e Futbollit të Kroacisë dhe ka një marrëdhënie të jashtëzakonshme me lojtarët. Ata kanë një ekip të përgatitur për të dhënë gjithçka në fushë dhe janë në finale të Botërorit”, – shtoi Maradona.

Më në fund, ai u ndal tek emri i Jorge Sampaolit, ende trajner i ekipit kombëtar të Argjentinës, të cilin e quajti “lojtar shahu” për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të sistemit të lojës.

Related posts

“ME PORTON DUA TË SHOH SYTË PREJ TIGRI…”/ Pirlo: Nuk pranoj që të eliminohemi në Champions

Delo.autor

BËRI SHAKA ME HOLOKAUSTIN/ Pushohet nga puna drejtori i ceremonisë së Lojërave Olimpike “TOKIO 2020”

Delo.autor

FONSECA NË “FIJE TË PERIT”/ Milan tenton Xavi-n, opsion edhe Mancini

F.autor

Leave a Comment