Futboll Sport

“RRJETET SOCIALE JANË GJË E MIRË”/ Mesfushori Rooney: Futbollistët duhet të ndjekin kurse për të mësuar…

Wayne Rooney thotë se futbollistët e rinj kanë nevojë për t’u edukuar dhe informuar më shumë për mënyrën sesi duhet ta sillen në rrjetet sociale.

Mesfushori i Derby County Rooney është ndër lojtarët aktiv anglez më të ndjekur në rrjetet sociale, me 17.4 milionë ndjekës në Twitter, 14.9 milionë ndjekës në Instagram dhe 24 milionë ndjekës në Facebook.

34-vjeçari e ka pranuar se ka mësuar përmes përvojës sesi të sillet mirëfilltë në rrjetet sociale gjatë karrierës së tij 18-vjeçare, por thotë se momentalisht shëndeti mendor i lojtarëve të rinj është një problem i madh në lojën e futbollit.

Rooney tha për Sunday Times: “Sfida më e madhe me të cilën lojtarët e rinj përballen janë rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë gjë e mirë në disa mënyra, por e kanë edhe aspektin negativ, prandaj duhet të ketë një kurs i cili i mëson të rinjtë sesi dhe kur t’i përdorin ato”.

“Disa mesazhe që ata i postojnë në rrjetet sociale janë mesazhe të mira, por postohen në kohën e gabuar. Klubet mund të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar lojtarëve të rinj në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Kam parë lojtarë që sapo të futen në zhveshtore pas një ndeshjeje, gjëja e parë që bëjnë është ta shikojnë Twitterin në telefonat e tyre. Dhe natyrisht, nëse një lojtar ka qindra mijëra apo miliona ndjekës, disa njerëz do të thonë gjëra të këqija për ta. Prandaj mendoj se gjëja më e keqe që mund ta bësh është të shikosh çfarë thonë ata”, theksoi ai. /Gazeta Express/

Related posts

Moratti: Titulli? Juventusi ka shumë angazhime… Marotta? Do ta doja tek Interi

Isa.Autor

“KUR NUK KE BILETË DHE…”/ Mbi 1 milion shikime në pak orë, ironia e Mourinhos bën namin në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Klubi i madh turk nis negociatat për të marrë portierin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment