Futboll Seria A

Ku ka përfunduar Mastour? Milan fitoi derbin për ta marrë, City ishte gati të bënte çmenduri për të preferuarin e Neymarit…

Ishin të shumtë ata që gjatë kësaj periudhe kishin bërë pyetjen: ku ka përfunduar Hachim Mastour?! Fantazisti i lindur në vitin 1998, një talent që nuk shpërtheu kurrë dhe pati një përvojë të hidhur me huazimet te Malaga dhe Zwolle.

I rikthyer sivjet te Milan është dukur në formë, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë.m Por janë të paktë ata që i dinë të gjitha sekretet e futbollistit nga Maroku, të cilat po i zbulojmë në këtë artikull…

DERBI 500 MIJE EURO – Hachim Mastour ishte vetëm 14 vjeç, i lindur në Reggio Emilia nga prindër marokenë, kur në verën e vitit 2012 kaloi nga Reggiana te Milan, që fitoi derbin me Inter duke paguar një shifër të jashtëzakonshme për një lojtar U-15, plot 500 mijë euro.

I zbuluar në fillim nga zikaltërit, ishin kuqezinjtë që arritën të parët marrëveshjen, duke përfituar edhe nga fakti se Inter nuk mund ta merrte pa mbushur 15 vjeç, sipas rregullores së FIFA-s.

“MESSI I RI” – Për Mastour kishte krahasime dhe pritshmëria ishte e jashtëzakonshme. Galliani ishte i sigurt: “Eshtë e ardhmja e Milan”. Përgjegjësi i zbuluesve të talenteve kuqezi, Bianchessi, deklaronte: “Teknikisht është futbollisti më i përgatitur që kam parë ndonjëherë.” Shtypi në Marok e cilësoi “Messi i ri”.

CITY, BARÇA, TE TJERAT… – Për të u interesuan të gjitha klubet e mëdha në Europë: Barcelona, Real Madrid dhe Manchester City mbi gjithë të tjerat. Pikërisht City ishte gati t’i ofronte familjes së talentin sistemin me punë dhe shtëpi në Angli, krahas një rroge shumë të mirë për Mastour. Adriano Galliani prishi planet e të gjithëve duke ndërhyrë personalisht për të bindur talentin 14-vjeçar të shkonte te Milan. Galliani mori edhe mendimin e Sacchi para se të vendoste të shpenzonte gjysmë milioni euro, rekord për një lojtar U-15.

MAGJISTARI – Thërriteni magjistar! Aftësitë teknike të këtij fenomeni të vogël janë të padiskutueshme. Eshtë i paparashikueshëm në driblimet një kundër një dhe i la mbresa të gjithëve për mënyrën si e përkëdhel topin dhe me shpejtësinë në të cilën merr vendime. Mjeshtër për të “fshehur topin” në hapësirat e ngushta.

DORA E RAIOLA – Në fillim të vitit 2015, Raiola foli për Mastour: “Ka shumë cirk pranë tij dhe njerëz që e pengojnë”, duke nisur në këtë mënyrë një duel të mirëfilltë me menaxherin e “fenomenit”, Dario Paolillo, që sipas Raiola e kishte “fryrë” shumë markonenin dhe kjo mund të ishte e dëmshme. Vetëm pak muaj më vonë, Mastour braktisi Paolillo dhe firmosi kontratën me Raiola.

FANELLA ME DEDIKIM – Sapo mbërriti në Spanjë, dikush i quajtur Neymar, idhulli i fëmijërisë, e priti kështu: “Përshëndetje Hachim! Mirëserdhe në Spanjë dhe të uroj të gjithë fatin e kësaj bote brenda dhe jashtë fushe, me përjashtim të ndeshjes kundër Barcelonës. Po pres me padurim të të takoj personalisht. Të përqafoj.” Krahas këtij mesazhi, Neymar i dhuroi edhe një fanellë djaloshit të rritur në “Milanello”, i cili falënderoi brazilianin nëpërmjet një postimi në “Twitter”: “Eshtë një ëndërr, faleminderit vëllai im”.

MODA – I riu Mastour është i famshëm edhe për kujdes thuajse prej manjaku të paraqitjes së tij. Në profilin e tij në “Instagram” shihen shpesh foto me veshje të modës së fundit, modele të ndryshme syzesh e prerje flokësh shumë interesante…

Related posts

Derbi i Londrës i takon Tottenhamit! (REZULTATI)

Q.Autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

“PËR PAK SA NUK MORA GJOBË NË SUPERMARKET”/ Sulmuesi Sadiku: Ja e vërteta e trajnerit që ndërroi jetë nga Koronavirusi

Delo.autor

Leave a Comment