Futboll Sport

Kategoria Superiore/ Në Korçë përgatiten për finale, Aliti “mirëpret” Kukësin

Skënderbeu po bëhet gati për ndeshjen e së dielës në mbrëmje ku do të presë Kukësin, sfidë ku do të përcaktohet fati i kampionatit. Nëse do të zgjasë edhe disa javë më tej për të mësuar kampionin e këtij viti, apo nëse do të shpallet pesë javë pa u mbyllur sezoni. Korçarëve iu duhet vetëm fitorja që të shpallen kampionë në fushën e tyre, ndërsa Kukësi do tri pikë për të siguruar Europën. Në rast se takimi përfundon në barazim, atëherë gjithçka do t’i shkojë për shtat Kukësit dhe do të lërë në pritje tifozët korçarë.

Fidan Aliti, lideri i mbrojtjes së këtij viti për bardhekuqtë e parashikon ndeshje të fortë, për vetë faktin se këto dy ekipe kanë rivalizuar gjatë viteve të fundit për titullin kampion. Shtatlarti i ardhur nga kampionati kroat te korçarët në fillim të këtij sezoni shprehet se mbrojtja është baza e suksesit të Skënderbeut.

“Çdo ekip duhet që të ketë një bazë të fortë. Baza jonë besoj se është një mbrojtje e mirë. Megjithatë, me mbrojtjen nuk do të thotë që është portieri dhe katër mbrojtësit, por në futboll mbrojtësi i parë është sulmuesi. Lojtari i sulmit përherë është i pari që fillon të mbrojë portën tonë. Besoj që si ekip ne po funksionojmë shumë mirë”, tha fillimisht Aliti.

Më tej ai vijoi të flasë për takimin e së dielës, ku e sheh si finale takimin kundër Kukësit. Për vetë faktin se iu duhen patjetër tri pikët për të mbyllur llogaritë e këtij sezoni, ai kërkon fitoren kundër skuadrës verilindore. “Jemi gjithnjë të karikuar për këtë ndeshje sepse e shohim si finale. Fitojmë këtë ndeshje dhe mbyllim kampionatin. Besoj që do të japim maksimumin që të mbyllim kampionatin këtu në fushën tonë, në Korçë”, përfundoi mbrojtësi që ka luajtur 25 ndeshje me fanellën e korçarëve këtë vit.

Related posts

REALIZOI NJË EURO GOL/ Dybala i dërgon një sinjal të qartë Juventus (VIDEO)

Delo.autor

DYBALA DUKET I LODHUR/ E dashura e tij SEKSI “bën zhurmë” me TATUAZHIN provokues

Isa.Autor

“Reginaldo show”/ Kukësi merr tre pikët e para me Tiranën në “Loro Boriçi”

Isa.Autor

Leave a Comment