Futboll Sport

FAZA PËRGATITORE NË MAQEDONI/ Argjentinasit nuk bindin trajnerin Magani. Ja situata tek Egnatia…

Rrogozhinasit po stërviten maksimalisht në këtë periudhë të fazës përgatitore. Fusha që ndodhet në Peqin plotëson çdo detaj ku stafi ka mundësi të shpalosë idetë e veta gjatë seancave.

Java e dytë do edhe pak ditë të përfundojë dhe vihet re një intensitet i madh nga dita në ditë. Grupi i lojtarëve është duke marrë ngarkesa të shumta nga ana e stafit në të gjitha drejtimet. Në çdo ditë vihet re një avancim në planin stërvitor, që nuk është më i njëjtë si më parë. Për arsye të ndryshme disa nga lojtarët kanë kryer stërvitje individuale e disa të tjerë janë pak hapa pas. Megjithatë trajneri Magani e stafi po bëjnë gjithçka sa më të lehtë që gjithkush të kuptojë ushtrimet që praktikohen e në vazhdim.

Një vëmendje të madhe po merr ana fizike, që nis me vrapimet me kohë të vogël e të gjatë. Pas çdo ndalese stafi përkujdeset edhe për kontrollin e herëpashershëm nëse e përballojnë apo jo fazën e vrapimit. Gjithashtu, edhe tek ushtrimet me topin rëndësia është e madhe me gjithkënd që duhet të jetë i saktë në veprime. E veçanta e gjithë procesit stërvitor është se trajneri Magani e stafi i tij ndërhyjë kur shohin paqartësi vetëm e vetëm që grupi të arrijë pritshmëritë.

Faza e deritanishme po shkon mjaft mirë e shpresohet që titullarët e mbetur nga sezoni i kaluar e përforcimet të harmonizohen plotësisht. Po ashtu, edhe stafi mjekësor është i pranishëm në çdo moment që ndonjë nga lojtarët ka shqetësime. Për sa u përket argjentinasve të ardhur rishtas e për të fituar një fanellë titullari, mësohet se nuk kanë gjendjen e duhur për të bindur. Njëri prej tyre që luante në sulm (Rodrigo Zalazar) nuk e kaloi “testin” dhe është larguar për të gjetur tjetër strehë. Ndërsa ai që luante në mbrojtje (Emiljano Torre) sërish mbetet pezull për të vijuar, por po stërvitet akoma me pjesën tjetër.

Mësohet se presidenti e drejtuesit kërkojnë elementë të kalibrit të lartë që të mbajnë peshën gjatë kampionatit në çdo repart që mund të luajnë. Drejtuesit kanë në plan përzgjedhjen e shumë emrave nga tregu vendas, por dhe i huaj, por këta të fundit duhet të bindin. Diskutimet midis krerëve të klubit e trajnerit Magani janë të shumta, por duhet pritur deri në konkretizimin e zyrtarizimeve. Emrat që përfliten janë të shumtë, por është menduar që deri në nisjen e fazës përgatitore në Maqedoni skuadra të jetë e kompletuar. Është mësuar se më datë 2 gusht rrogozhinasit të udhëtojnë drejt shtetit fqinj për ta vijuar atje grumbullimin e përgatitjet.

Related posts

Martinez i zhgënjyer: Një top i vdekur vendosi FATIN e Belgjikës…

Isa.Autor

GRUMBULLOI 19 LOJTARË PËR SFIDËN E RADHËS/ Zidane lë jashtë skuadre katër të preferuarit e tij, ja emrat befasues

Delo.autor

NGA FITORET RADHAZI TEK OBJEKTIVI/ Flet trajneri Shkëmbi: Tek Teuta do të rikuperojë…

Delo.autor

Leave a Comment