Futboll La Liga

Ylli francez mohon akordin me Barcelonën për sezonin e ardhshëm

Barcelona, Real Madrid, Juventus apo dhe Paris Saint-Germain. Janë këto disa nga skuadrat e interesuara për shërbimet e francezit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro, 100 milionë më pak se verën e kaluar dhe klubet e sipërpërmendura janë gati ta paguajnë këtë shifër për ta pasur në ekip yllin e Atleticos së Madridit.

Megjithatë, nga këto, ekipi kalatanas shikohet si favoriti për të firmosur me sulmuesin e Kombëtares së Francez. Por për të shuar çdo dyshim për të ardhmen e tij, të paktën për momentin është vet lojtari, i cili flet për të ardhmen e tij. Dhe e ka bërë në televizionin francez TF1, për të sqaruar gjithçka rreth së ardhmen, duke mohuar se ka ndonjë akord me Barcelonën, apo skuadër tjetër, për sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di nga dalin këto informacione, por unë nuk di asgjë, dhe për aq kohë sa s’ka asgjë çdo gjë është thashethem” siguroi sulmuesi i Atletico Madrid, i cili gjithashtu pranoi se në rast se do të largohej nga “Los Colchoneros”, do ta bëjë diçka të tillë përpara startit të fillimit të Botërorit të Rusisë, që ngre siparin në muajin Qeshor: ”Do të jetë para se të fillojë Botërori, pasi nuk dëshiroj të mendoj për të tjera gjëra gjatë këtij kompeticioni, apo të jem duke marrë telefonata. Në ato momente dëshiroj të jem me mendje të qetë dhe plotësisht i përqendruar te kombëtarja ime.”

Në fund, Griezmann bëri një koment edhe për rendimentin e mirë që po ofron këtë vit, që kur ka filluar 2018-ta: “Që nga muaji Janar jam përmirësuar, pas atij fillimi jo të mirë dhe të ndërlikuar që pata, tashmë jam më mirë fizikisht dhe psikologjikisht”. Atletico i Madridit ka sot në mbrëmje derbin me Realin, ku do të tentojë t’i kundërpërgjigjet Barcelonës me fitore, për të mbajtur ende gjallë shpresat për titullin kampion në këtë sezon.

Related posts

ALLEGRI-JUVENTUS/ Është dita që do të njihet me fatin e tij, ja skenarët e mundshëm

Delo.autor

BUFFON OPTIMIST: Mbappe si Messi dhe Ronaldo, po mësoj frëngjisht…

Isa.Autor

Kosovarët e Zvicrës premtojnë “LUFTË” kundër SERBËVE të zemëruar

Isa.Autor

Leave a Comment