Champions League Futboll

Klopp habit me deklaratën e tij për kualifikimin e Romës

Liverpool-i i tij ia doli me sukses të siguronte një biletë për në raundin tjetër të Champions League. “The Reds” mposhtën me rezultatin e përgjithshëm 5-1 City-n e Pep Guardiolës në “Etihad” në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në përballjen e parë në “Anfield” djemtë e Klopp fituan e rezultatin e thellë 3-0 ndërsa dje ia dolën të përmbysin avantazhin e vendasve (1-0) falë golave të Mohamed Salah dhe Roberto Firminos.

“Ma thanë kur u ngjita lart te shkallët për të shkuar te salla e konferencës për shtyp. Me të vërtetë mendova se ishte një shaka. Jo se nuk e respektoj Romën, përkundrazi, ata janë një ekip fantastik. Ata humbën Salah dhe janë në gjysmëfinale, kjo është arritje e madhe. Nuk e prisja humbjen e Barcelonës, por e dija që ishte e mundur. Kjo garë është shumë e drejtë. Fillimisht kam menduar që në finale do të shkonin Manchester City dhe Barcelona, por tani të dyja janë jashtë.  Por, në garë do të jenë ende dy ekipe të forta, siç jemi ne dhe Roma. Megjithatë do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Ndër të tjera Klopp komentoi edhe ndeshjen e fituar ndaj “Qytetarëve” dhe kualifikimin për në gjysmëfinale.

“Champions League nuk bëhet fjalë për perfeksion, ka të bëjë për rezultatin, karakterin, mentalitetin dhe përqendrim. Ne krijuam dhe luftuam për rezultatin. E dashuroj këtë. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në fund. Mund të bënim shumë gjëra më mirë. Duhej të nisnim diçka të re”- tha tekniku gjerman.

Liverpool do të luajë në fundjavë ndaj Bournemouth në kuadër të javës së 34-të të Premier League. Të shtunën e kaluar “The Reds” u ndalën në barazim pa gola në derbin ndaj Everton në transfertë. Gjithsesi skuadra e Klopp pas fitores ndaj City-t janë totalisht të fokusuar për shortin e fazës gjysmëfinale në Champions League.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Real Madrid fiton duelin me Barcelonën, siguron deri në 2026 super yllin…

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I KUKËSIT/ Skënder Gega pranë akordit me ish-mesfushorin e “Demave”…

Delo.autor

Formacioni ndaj Ukrainës, Panucci ndryshon gjysmën e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment