Futboll

Finalja me Teutën, te Vllaznia marrin vendimin e papritur

Vllaznia do të luajë një nga finalet e sezonit në stadiumin e Durrësit, “Niko Dovana”, pasi do të përballet me Teutën. Kjo është një finale mbijetese, pasi skuadra durrsake dhe ekipi shkodran janë në pozita shumë delikate. Vllaznia ndodhet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa Teuta në vendin e 9-të. Ekipi i trajnerit Gjoka është 3 pikë para skuadrës durrsake, pasi fituan me Lushnjen, ndërsa skuadra durrsake u ndal në një barazim pa gola në Gjirokastër kundër Luftëtarit.

Takimi i së dielës konsiderohet si kryesfida e javës, pasi është programuar të luhet ditën e diel, prej orës 19:00.  Vllaznia e ka vlerësuar maksimalisht këtë ndeshje që nga trajneri Ernest Gjoka, lojtarët, por dhe nga mbështetësi kryesor i kuqebluve në këto momente deputeti Tom Doshi. Ky i fundit ka dyfishuar premion për ekipin në rast se fiton. Nga 5 milionë lekë e ka bërë premion 10 milionë lekë në rast se fitohet jashtë fushe. Kjo shifër ka ngrohur goxha futbollistët shkodranë që kanë marrë premio dhe për fitoren me Skënderbeun, por dhe Lushnjen.

Trajneri Ernest Gjoka do që ekipi të qëndrojë në qetësi të plotë dhe të mos ndikohet nga problemet e jashtme dhe as tensioni mediatik që merr kjo sfidë. Ai ka kërkuar nga klubi që futbollistët e tij të mos japin deklarata mediatike dhe të mendojnë vetëm për punën. Ai nuk dëshiron që të ketë asnjë përqendrim. Kjo “heshtje shtypi” para ndeshjes me durrsakët është një sinjal i qartë se Vllaznia nuk do të bëjë zhurmë, por vetëm të arrijë objektivin që të marr një rezultat pozitiv. Ekipi shkodran është rritur goxha në lojë në ndeshjet e fundit dhe kërkon që të sigurojë qëndrimin sa më shpejt. Dyshja Sukaj – Ribaj po bëjnë mirë, pasi po shënojnë gola. Në takimin kundër Lushnjes shënoi dhe futbollisti i ri Belajdi Pusi.

Related posts

SHKRUAN HISTORINË E FRANCËS/ Por Zhiru acarohet: Trajneri kërkon të më ruajë, por unë…

F.autor

“PO TA KISHA EMRIN PORTUGEZ DO ISHA ENDE TEK…”/ Besnik Hasi: Ju tregoj gabimin më të madh në karrierë

Delo.autor

HOFFENHEIM – BAYERN MUNICH/ “Bavarezët” kërkojnë fitoren për t’iu afruar kreut (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment