Futboll Premier League

Klopp jep garanci për të ardhmen e “yllit” të Liverpool

Jurgen Klopp nuk ka frikë nga një largim i Mohamed Salah gjatë merkatos së verës, sepse egjiptiani është i lumtur në “Anfield Road”, ku ka vendosur të vazhdojë karrierën.

Salah ka treguar një formë të shkëlqyer, që kur u mor nga Roma, dhe ka shënuar 39 gola në të gjitha veprimtaritë për ekipin e Klopp.

Për 25-vjeçarin është thënë se do të shkojë te Real për të marrë vendin e Gareth Bale, i cili pritet të largohet nga “Bernabeu”.

I pyetur nga gazeta “Bild” për të ardhmen e “yllit” të ekipit, Klopp tha: “Unë e di që Mohamed ndihet si në shtëpi në ekipin tonë dhe është i lumtur që luan me Liverpool. Stili i tij i lojës i përshtatet ekipit dhe mënyra si luajmë ne i përshtatet atij. Jam i bindur që do të qëndrojë në Liverpool.”

Trajneri gjerman vazhdoi: “E njihja që kur luante te Basel, pastaj i humba gjurmët e tij, por këshilltarët e mi ma treguan gjatë gjithë verës si njeriun e duhur për ekipin tonë dhe pashë sa mirë luajti vjet te Roma në krah të Dzeko. Mund ta bënte të njëjtën gjë me Firmino dhe ashtu po ndodh.”

Related posts

E PRANON MË NË FUND/ Hazard: Kam dashur të largohem, ëndrërroj të luaj në…

Isa.Autor

FERENCVAROS-JUVENTUS/ Është vetëm 2 gola larg tij, Ronaldo kërkon lavdi në shtëpinë e Pushkashit

Delo.autor

YLLI I ROMËS PO ÇMEND EUROPËN/ Ja cilat janë ekipet që kërkojnë Zaniolon

Delo.autor

Leave a Comment