Champions League Futboll

Nga asistent i gruas arbitër te sherri mes Mourinhos dhe Klopp, ja kush është armiku nr 1 i Juventus-it

Kush është Michael Oliver, arbitri që është kthyer në armikun numër një të tifozëve Juventin pas Real Madrid-Juventus? Ai është 33 vjeç dhe është një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2012-të.

Të mërkurën në mbrëmje ka dhënë një penallti që ka vendosur fatin e ndeshjes të luajtur në “Bernabeu”. Në të kaluarën, ai ka drejtuar edhe një ndeshje të Premier League mes Manchester United dhe Liverpool, në të cilën Klopp dhe Mourinho kanë shkuar shumë afër përleshjes fizike. Të dy kanë qenë shumë të zemëruar me vendimet e arbitrit.

Gruaja e tij Lucy është arbitër dhe Michael ka qenë asistenti i saj në një ndeshje Arsena-Reading për femra. Edhe babai i tij Clive ka qenë një arbitër

Related posts

RRËFEHET LEONARDO/ Nga transferimi i Messit tek Donnarumma dhe thumbon presidentin e La Liga

Delo.autor

GOL PAS 2 VITESH PRITJE/ Zhbllokohet më në fund sulmuesi Avdiaj që dikur vlente… 50 milionë euro

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Sulmuesi Osimhen: Më kërkoi Interi dhe Juventus, dua të luaj në…

Delo.autor

Leave a Comment