Futboll

Kriza te Flamurtari, Duro merr masën e papritur para Lushnjes

Flamurtari ka mundësinë më të mirë për të dalë nga kriza që e ka pushtuar. Ekipi vlonjat ka 8 ndeshje që nuk fiton në Superiore duke humbur 6 sfida dhe duke barazuar 2 të tjera. Në 8 takimet e fundit, bregdetarët kanë marrë vetëm 2 pikë, një tmerr. Ekipi bregdetar nuk fiton që prej sfidës me Lushnjen, e cila u luajt më datë 18 shkurt. Trajneri Shpëtim Duro e di mjaft mirë se skuadra është në krizë totale, pasi ka humbur vetëbesimin. Në kampionat, bregdetarët nga vendi i dytë kanë rrëshqitur në pozicionin e 6-të, por ndeshja kundër Lushnjes mund të jetë shpëtim.

Ekipi i trajnerit Shpëtim Duro do të luajë nesër prej orës 16:00 në Lushnje. Sfida mund të cilësohet si oksigjen për të besuarit e Duros, pasi një fitore mund të sjellë qetësinë. Tekniku Duro ka mundësinë e fundit për të qëndruar në stolin e Flamurtarit, pasi një humbje tjetër apo barazim me Lushnjen do të ishte përtej katastrofës. Nëse vlonjatet nuk fitojnë nesër, me shumë mundësi trajneri Shpëtim Duro do të largohet nga drejtimi i bregdetarëve. Ai e shprehu dhe në humbjen kundër Kukësit se situata ishte e vështirë dhe nuk mund ta përballonte më diçka të tillë.

Numri një i stolit për të lënë ekipin krejtësisht të fokusuar te ndeshja ka vendosur heshtje shtypi. Kjo është një masë surprizuese, pasi konferencat për shtyp janë të detyrueshme para ndeshjeve, pa harruar faktin se sfida kundër Lushnjes nuk është e një rëndësie shumë të lartë. Mungesa e komunikimit me media konfirmon dhe njëherë se Flamurtari dhe trajneri Shpëtim Duro i druhen kësaj sfide. Kundërshtari nuk është i frikshëm, por më shumë se sa për vetë lushnjarët, skuadra bregdetare i druhet vetes. Flamurtari është në vendin e 7-të me 37 pikë dhe ndodhet vetëm 3 pikë larg Kamzës, një rezultat negativ me Lushnjen, fut direkt në presionin e rënies nga Superiorja skuadrën e Duros.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Juventus mendon ta luajë sfidën Champions në “Air Albania”, por… (FOTO)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Venecia kërkon të thyeje tabunë, kërkon të mposhtë Juventus pas… 60 vitesh

Delo.autor

LIVE/ EUROPA LEAGUE: Laci pranë kualifikimit, Uzuni kalon në avantazh krutanët

Isa.Autor

Leave a Comment