Futboll

Krizë financiare? Te Skënderbeu kanë 2 muaj pa marrë rrogat

Klubi i Skënderbeut nuk po kalon një moment të mirë jashtë fushës. Dënimi i dhënë nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane, si dhe gjoba e majme prej 1 milion eurosh ka tronditur klubin. Mirëpo, brenda skuadrës zien edhe një çështje tjetër.

Edhe pse lojtarët nuk kanë dëshirë të flasin, burime të sigurta në klub bëjnë të ditur për gazetën se skuadra rezulton e papaguar prej dy muajsh. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një alarm, pasi dihet që Skënderbeu është ekipi më i investuar dhe me financa të shëndosha.

Mirëpo, në ekip pranojnë se lojtarët s’janë Skënderbeu paguar. Gjithsesi, vetë futbollistët janë të qetë dhe të sigurt se pagat do t’i marrin shumë shpejt.

Related posts

OFENDOI GJYQTARI NE KATËRT TË NDESHJES/ Ish-mbrojtësi i Kombëtares e pëson rëndë, ja dënimi që merr nga Disiplina…

Delo.autor

MESSI VS RONALDO/ Bosi saudit bën një çmenduri financiare, paguan shifër të padëgjuar për një biletë Premium

F.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Sulmuesi Suarez realizon një “MAGJI” nga goditja e dënimit ndaj Cadiz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment