Futboll

“Ëndërroj Ligën e Kampionëve, historia thotë se Reali është më i miri”

Buffon pret ndeshje krejtësisht tjera kundër Real Madridit nga finalja e Cardiffit.

Gianluigi Buffon do të përballet sërish me Real Madridin, 300 ditë pas finales së Cardiffit, ku triumfuan Los Blancos me rezultat 4-1: “E di, e di, e di edhe se jam 40 vjeçar. Shpresoj se gjërat janë më ndryshe tani”, tha Gigi në një intervistë për Marca një ditë para ndeshjes me Realin.

“Real Madridi është më i mirë se Juventusi. Nuk e them unë këtë, e thotë historia, rekordet, numrat, por pavarësisht kësaj, unë ende ëndërroj Ligën e Kampionëve, ëndërr e komplikuar për t’u realizuar”.

“Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit, edhe pse ata kanë treguar gjatë historisë se kjo garë është disi speciale për ta, kanë diçka më shumë, janë më ndryshe”, shtoi Buffon. /Gazeta Express/

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kandidat për kryetar bashkie, ish-mesfushori i Juventus-it i futet politikës

Delo.autor

Dikur fitoi Championsin me Interin, sot nën urdhrat e Sedorf

Q.Autor

Yjet që u “zbehën” në këtë Botëror, formacioni me 11 “zhgënjyesit” më të mëdhenj

Isa.Autor

Leave a Comment