Futboll Sport

Kush është shqiptari që e kontrollon futbollin serb? Ja çfarë shkruan gazeta e Beogradit

Shërbimet e sigurisë në Serbi e konsiderojnë shqiptarin Fali Ramadani një ndër personat më me ndikim në futbollin e Serbisë.Në fakt , në një seri të shkrimeve të paralajmëruara dhe duke u bazuar në një bisedë me një pjesëtar të organeve të sigurisë, gazeta Kurir shkruan se anëtarët e “klanit Osmani” kanë mbështetjen e shërbimit sekret kroat (HSO) dhe shërbimit sekret gjerman (BND), transmeton GazetaMetro.net

“HSO dhe BND kanë rekreutuar anëtarët e klanit Osmani në mënyrë që përmes tyre të realizojnë interesa të caktuara dhe të jenë të pranishëm në publikun serb”, shkruan Kurir që thirret në dokumente të organeve shtetërore.

“Anëtarët e kësaj mafie marrin pjesë në transferimin e lojtarëve serbë në klube botërore, përfitojnë miliona euro. Shërbimet tona dyshojnë dhe po hetojnë informacionet se operativi kryesor i mafias shqiptare në futbollin serb është Fali Ramadani, i cili flitet se me vite është shumë i afërt me anëtarët e klanit të familjes Osmani”, thotë për gazetën pjesëtari i shërbimeve të sigurisë serbe.

Fali Ramadani është agjent i FIFA’së, ndërsa kompania e tij Lian Sports menaxhon karrierën e disa futbollistëve të njohur, shumica prej të cilëve nga vendet e ish Jugosllavisë, si Ivan Perisic i Interit i cili ksuhton 40 milionë euro, pastaj Stevan Jovetic i Monacos, Matija Nastasic i Schakles, Nikola Kalinic i AC Milan apo Adem Ljajic i Torinos.

Ramadani menaxheon edhe karrierën e Marcos Alonosos së Chelseat kartoni i të cilit kushton poashtu mbi 40 milionë euro, si dhe Kalidou Koulibaly që kushton afër 50 milionë euro.
Përpos kësaj, Lian Sports ka nën kontratë edhe 6 lojtarë të formacionit titullar të FK Partizan të Beogradit, ndërsa Zrvena Zvezda vitet e fundit nuk bashkëpunon shumë me këtë agjent, i cili tani ka vetëm 2 lojtarë të këtij klubi.

“Anëtaret e Mafias shqiptare marrin pjesë në transferimin e lojtarëve nga klubet më të njohura vendore te ato botërore. Blejnë edhe të drejtat e lojtarëve. Në secilin klub ata kanë njerëzit e tyre, atu lëvizin milionat”, e citon Kurir burimin nga organet shtetërore serbe, i cili thotë se në këtë biznes shpërlahen paratë nga bizneset e tjera ilegale.

Kurir shkruan për Fali Ramadanin se “në pyetje është mbreti joformal i futbollit serb, kurse klubi me të cilin më së shumti bashkëpunon është Partizanit të Beogradit, në të cilin ka vite që investon”, ndërsa në kohën kur Kombëtaren e Serbisë e drejtonte Sinisa Mihajlovic, akuzohej se është njeriu që përcaktonte kush ftohej në skuadër.
“Metodat si vepron Ramadani kryesisht janë të lidhura me kube të caktuara”, shkruan Kurir, ndërsa paralajmëron se do ditëve në vazhdim do të zbulojë detaje të tjera të këtij hetimi. Ndërsa, Ramadani është pak i njohur te shqiptarët. Ai njihet më së shumti për një dështim.

Në vitin 2002, Ramadani ishte menaxher i Ervin Skelës, dhe kishte negociaur transferimin e këtij nga Eintracht Frankfurt te Bayer Leverkusen, vetëm disa muaj pasi kjo skuadër kishte luajtur në finale të Champions League kundër Real Madridit.

Por gjithçka kishte dështuar në momentet e fundit. Pas kësaj, Skela kishte shkëputur kontratën me Ramadanin, duke deklaruar publikisht se ishte agjenti ishte fajtori pse nuk u realizua transferimi, pasi i kishte kërkuar klubit gjerman në shumë të madhe parash.

Përndryshe, vëllezërit Osmani janë biznesmenë shqiptarë që pasurinë e tyre e kanë bërë në Gjermani, ndërsa tashmë kanë shtrirë bizneset edhe në Ballkan, sidomos në Kroaci.

Related posts

ZIDANE RIKTHEN BUZËQESHJEN REALIT/ Benzema vendimtar

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për Caglar Soyuncu e FC Freiburg

Sadik.Autor

Tottenham ‘blindon’ Pocchetinon, gati nënshkrimi i kontratës së re

Q.Autor

Leave a Comment