Futboll Sport Të tjera

Rusi 2018/ Krizë para Botërorit, Salah i tërbuar me Federatën Egjiptiane

Një muaj e 14 ditë pa filluar Botërori “Rusi 2018”, marrëdhënia mes Federatës së Futbollit të Egjiptit dhe ylli të kombëtares së tyre, Mohamed Salah duket që është krisur. Shkak për këtë është bërë përdorimi i imazhit të sulmuesit pa lejen e tij, në reklamat e shfaqura në Egjipt.

Vetë 25-vjeçari ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij në “Tëitter”, lidhur me problemin në fjalë.

“Mënyra për t’a zgjidhur atë, është ofendim i madh. Shpresoja që zgjidhja të ishte më fine se kjo”- ka shkruar ylli i Liverpool, pa iu referuar Federatës Egjiptiane të Fubtollit. Por, që sipas mediave britanike ajo ka dhënë lejen për përdorimin e imazhit të lojtarit në një reklamë në atdheun e tij.

Për këtë çështje ai ka reaguar edhe agjenti i lojtarit, gjithashtu përmes profilit të tij në “Tëitter”.

“Nuk jemi kontaktuar për asnjë marrëveshje. Heshtje e plotë. Cili është plani?! Po shohim gjithnjë e më shumë postera dhe reklama, të cilat nuk i kemi autorizuar kurrë! Çfarë efekti mendojnë ata se do të ketë kjo? Të mirë? Gjithsesi, koha është ajo që ka rëndësi… “- ka shkruar ai, ndërsa më tej i është përgjigjur edhe komentit të një tifozi: “Atyre nuk u lejohet të bëjnë asgjë të tillë, pa marrë lejen e pronarit të këtyre të drejtave”.

Mohamed Salah, ishte lojtari kryesor që kontribuoi në kualifikimin e përfaqësueses së tij për në Botërorin, “Rusi 2018”. Ish-sulmuesi i Romës ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e tij, Liverpool, ku ka shënuar në total 43 gola në të gjitha garat. Falë paraqitjeve të tij fantastike me fanellën e “The Reds”, 25-vjeçari u shpall edhe “Lojtari më i mirë” për këtë edicion në kampionatin anglez, Premier League. Gjigantët e La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e egjiptianit për sezonin që vjen, megjithatë, drejtuesit e Liverpool këmbëngulin që nuk do ta shesin yllin e skuadrës.

Related posts

BARCELONA BËN LLOGARITË NË MERKATO/ Planifikon të fitojë 150 milion euro nga shitja e lojtarëve

Delo.autor

TEK 10 MË TË MIRËT/ Ish-portieri i Kombëtares nderohet nga grekët: U shkri me fanellën…

Delo.autor

REALI i kërkon talentin, VALENCIA e lëshon vetëm për 120 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment