Futboll Kombëtarja Sport

Ky është pengu i madh i Besnik Hasit, e tregon vetë lojtari i Premier Leagues

Trajneri më i famshëm me origjinë shqiptare është Besnik Hasi. Tekniku ka drejtuar skuadra shumë të rëndësishme si Anderlecht, Legia Warszawa dhe skuadrën greke të Olympiakos-it. Largimi nga grekët nuk ishte më i miri i mundshëm, pasi pati probleme me drejtuesit e klubit, por dhe me tifozët. Racizmi ishte parësor për helenët dhe fakti që një shqiptar të drejtonte gjigantët e Greqisë nuk përtypej lehtë, madje nuk u pranua aspak. Besnik Hasi arriti suksese me ekipin grek, pasi i kaloi në grupet e Champions Leagues, por nuk e pati të gjatë qëndrimin në këtë ekip. I gjithë skenari ishte përgatitur dhe drejtuesit prisnin vetëm momentin për ta shkarkuar.

Problemet me Olympiakos-in nisën që në merkato, pasi trajneri shqiptar kërkoi me ngulm mesfushorin Steven Defour. Ky i fundit një njohje e vjetër e Hasit në kampionatin belg, por drejtuesit e klubit grek nuk ja plotësuan këtë dëshirë. Belgu kërkoi shumë para dhe grekët nuk ishin të gatshëm të sakrifikonin për të. 30-vjeçari e pranon vetë në një prononcim për “Het Nieuwsblad”. Lojtari tashmë është pjesë e Burnley-t në Premier Leaguen angleze dhe luan rregullisht me ekipin e tij.

Në verën e kaluar, ai ishte shumë pranë nënshkrimit me skuadrën greke, por marrëveshja u anulua në fund. “Trajneri i Olympiakos-it në atë periudhë, Besnik Hasi, shfaqi shumë interes për mua. Isha shumë afër marrëveshjes, por nuk ramë dakord për kushte financiare. Nëse nuk luan shumë duhet të kërkosh mundësi të tjera. Burnley nuk më la të shkoj, por kuptoj situatën time. Në fakt dhe oferta financiare nuk ishte aty ku duhet në atë periudhë, kështu që nisa përgatitjet e plota me ekipin anglez”, – u shpreh futbollisti.

Në fakt, mesfushori 30-vjeçar nuk ka faj, pasi ka arritur të kthehet në lider te ekipi i tij i Burnley-t dhe tashmë ka luajtur 24 ndeshje si titullar në Premier League. Ekipi anglez ndodhet në vendin e 7-të dhe ka zhvilluar një sezon fantastik duke qenë një nga befasitë e kampionatit anglez.

Related posts

Grezda zbulon detajet e transferimit të ekipi i Gerrardit, dhe dashurinë për SHQIPËRINË

Isa.Autor

Neymar thyen heshtjen: Dua të transferohem në Real Madrid

Sadik.Autor

Everton ka shpenzuar 260 mln euro për 1 vit! Tifozët: “Mund të kishim marrë Ronaldon…

Isa.Autor

Leave a Comment