Albanian Stars Futboll Sport

Gjërat janë serioze, oferta e detajuar për mesfushorin e kombëtares

Kamer Qaka është “xhevahiri” i CSM Poli Iasi dhe për të ka pasur disa oferta, por deri më tani presidenti Adrian Ambrosie nuk ka pranuar asnjë, por ua ka bërë të qartë të gjitha klubeve, se nëse e duan mesfushorin, në arkën e klubit të tij duhet të derdhet shuma e 1 milion eurove. Deri më tani një ofertë që të kapë këtë shifër nuk ka mbërritur në zyrat e klubit rumun, që në verë me shumë mundësi do ta shesë 23-vjeçarin.

Tashmë që Qaka është edhe pjesë e Shqipërisë, kushton edhe më shumë, ndaj te CSM Poli Iasi kërkojnë të përfitojnë sa më shumë. Oferta e fundit që ka mbërritur në klubin rumun është ajo e CSU Craiova. Gjithccka është zyrtare dhe mësohen edhe detajet e ofertës. Për mesfushorin ofrohet shuma e 300 mijë eurove dhe Craiova është e gatshëm të paguajë edhe TVSH-në për transferimin e tij, por jo vetëm kaq.

Në marrëveshjen mes klubeve ofrohet edhe një klauzolë nga e cila CSM Poli Iasi do të përfitojë 20% të shumës në rast të një transferimi tjetër të Qakës. Presidenti Ambrose për mediat rumune nuk ka pranuar të komentojë në lidhje më të rejat e fundit dhe gjithçka mbetet pezull. Në të shkuarën ai ka deklaruar  se Braga ka ofruar 50 mijë euro për lojtarin e tyre, por pretendohet më shumë. Ndërkohë zërat e merkatos kanë qenë të shumtë gjatë kësaj periudhe.

Gimnastic Tarragona, që garon në Segunda Division në Spanjë, po e vëzhgon futbollistin e lindur në Norvegji, por ka edhe klube të tjera në gadishullin iberik që e kanë në fokusin e tyre. Girona, Las Palmas dhe Getafe janë tre klubet e përmendura. Pikëpyetje të shumta për të ardhmen e Kamer Qakës, por për mirë, pasi e ardhmja mund ta gjejë mesfushorin në nja kampionat më të fortë, ose në një ekip që në Rumani lufton për trofe, sikurse Craiova.

Related posts

“MBULOHET” NË GJAK MBROJTËSI SERB/ Përplasje BRUTALE me portierin e skuadrës së tij (VIDEO)

Isa.Autor

Maroku i kërkon votën FSHF-së për organizimin e “Botërorit 2026”

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Goleadori rekordmen i Superkupës, arma e “Zonjës” kundër “zikaltërve” quhet Dybala

Delo.autor

Leave a Comment