Futboll Seria A

Ky është talenti i radhës nga Gjermania që ka përfunduar në radarin e Milan

Bundesliga vazhdon të jetë kampionati i preferuar i Massimiliano Mirabelli-t. Drejtori sportiv i kuqezinjve vazhdon t’i kushtojë vëmendje të veçantë kampionatit gjerman, duke kërkuar për talente që mund ti ndryshojnë lojën ekipit të Milanit.

Talenti i fundit që ka tërhequr vëmendjen e italianit është Kerem Demirbay, mesfushori i Hoffenheimit, i lindur në vitin 1993.

Kartoni i lojtarit vlerësohet rreth 12 milionë euro dhe kuqezinjtë shohin tek ai, lojtarin ideal për të përforcuar mesfushën, duke pasur parasysh gjithashtu se ai mund të luajë edhe si fantazist.


Në ndjekje të lojtarit është vënë edhe Borussia Dortmund, që rrezikon të humbasë disa nga yjet e saj gjatë merkatos së verës. Nëse Milan është i bindur për të transferuar Demirbay nuk duhet të humbasë kohë, në mënyrë që të shmangë rritjen e çmimit.

Kerem Demirbay, ka lindur në 1993, në qytetin e Hertenit dhe së fundmi është grumbulluar nga trajneri Joachim Löw, në kombëtaren e Gjermanisë, ku në të kaluarën ka luajtur me të rinjtë e Turqisë.

Karrierën e ka nisur tek të rinjtë e Schalke 04, ku erdhi transferimi tek Borussia Dortmund, edhe vazhdoi tek Hamburg, Kaiserslautern dhe Fortuna Düsseldorf: këtu, në 2. Bundesliga, kategorinë e dytë të gjermanisë, ku ra në sy, pasi në sezonin 2015-2016, zhvilloi 25 ndeshje duke shënuar 10 gola. Një sezon që i mundësoi transferimin tek Hoffenheim.

Related posts

(FOTO) Formacionet zyrtare: Norwich – Chelsea

Q.Autor

PLAS SKANDALI I MADH/ Gazetari PRETENDON se i janë NDRYSHUAR VOTAT për “Topin e Artë” (FOTO)

Isa.Autor

SHQIPËRIA E “PA FAT”/ Ndëshkohemi sërish në fund nga Islanda që 90 minuta luajti me 10 lojtarë

F.autor

Leave a Comment