Futboll Shqipëri Sport

E FORTË/ SHQIPËRIA dhe KOSOVA në “luftë”, ultrasit KUQEZI marrin vendimin drastik

Prej kohësh flitet për një krisje mes dy përfaqësuseve të Kosovës dhe Shqipërisë rreth fakti se cilën skuadër duhet të bëjnë tifozeri shqiptarët e Kosovës.

Në një shkrim të fundit të medias “Periskop” ku bënte fjalë për një “komplot” të ultrasve të Prishtinës “Plisat” kundër përfaqësueses së Kosovës në favor të Shqipërisë ka acaruar ambjentin mediatik në Shqipëri dhe Kosovë. Grupi i tifozëve kuqezi të Shqipërisë “TKZ” ka reaguar ashpër duke bërë thirrje për bllokim të postimeve të kësaj mediaje.

“Përshëndetje
Të nderuar, në vazhdën e përçarjeve dhe shkrimeve tendencioze dhe me qëllim të krijimit të një klime urrejtje mes Kosovës e Shqipërisë dhe anasjelltas, i ashtuquajturi portali “Periskopi”, redaksia e sportit, ka botuar një artikull të titulluar

“Tradhti e organizuar: Plisat organizim për ta shpërfillur Kosovën, do të shkojnë ta përkrahin shtetin fqinj”.

Kjo, paraqet gjuhë të urrejtjes, është tendencë për të krijuar armiqësi mes shqiptarëve në veçanti atyre që frekuentojnë këtë të ashtuquajtur portal.
Për të minimizuar këto shkrime në të ardhmen, dhe për të dhënë një mësim edhe për të tjera faqe , që të mos botojnë tituj të tillë paragjykues dhe fyes në të njëjtën kohë, ju ftojmë t’i bashkoheni aksionit për ti bërë “report” në faqen e facebookut.
Kosova ishte shqiptare, mbetet shqiptare dhe do mbetet përgjithmonë, dhe kjo jo për inat të dikujt, por se janë rrënjë të ujituna me gjakun e dëshmorëve tash e 2000 vjet.

Faleminderit paraprakisht!

P.S. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme:”

Postimi i Tifozave Kuq e Zi

Related posts

Mediat britanike: Reali do të shpenzojë mbi 570 milionë euro në verë

Q.Autor

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Klubi SHQIPTAR me president të ri, gati privatizimi

Isa.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ UEFA merr vendimin, i heq nga duart Rusisë finalen e Champions. Ja ku do të luhet…

Delo.autor

Leave a Comment