Futboll Sport

HUMBËN DERBIN/ Skuadra, Halili dhe Ze Maria: Tifozëve u ka ardhur në majë të hundës

Kur një ekip dështon, presidenti heq gjithmonë trajnerin, pasi nuk mund të largojë të gjithë ekipin. Refik Halili e tha dhe pas ndeshjes derbi që braziliani rrezikonte, nuk e tha hapur, por e la të nënkuptuar. Numri një i klubit berdheblu nuk e ka dashur ndonjëherë teknikun Ze Maria, madje as në Kategorinë e Parë. Pas mbarimit të edicionit të shkuar ishte gati ta hiqte, por nuk donte të ndiqte hapat e atyre presidentëve që në Shqipëri kanë hequr dhe trajnerët kampionë.

Ndoshta është penduar që nuk e ka bërë, kush e di. Gjithsesi, nga tribuna VIP e stadiumit “Selman Stërmasi”, Halili nuk pa shumë momente të lumtura. Ai herë nxihej, herë skuqej, e ka prej atyre që thonë e panë dhe blu. Tmerrësisht i acaruar, pafundësisht i mërzitur, pasi po jep maksimumin nga vetja për një klub që nuk po ecën dhe tifozët e urrejnë. Na lejohet ta përdorim këtë term nga shprehja e këtyre të fundit dhe parulla që hapin në stadium, apo këngëve që këndojnë.

Të premten mbrëma pamë një Tiranë pa ide, pa sulm dhe pa rrjedhshmëri në fushën e lojës. Ekipi bardheblu ndërton me shumë vështirësi dhe është sporadik në sulm. Niveli i futbollit shqiptar nuk është shumë i lartë, por Superiorja ka ndryshim të madh me Kategorinë e Parë. Bardheblutë po e provojnë në kurriz dhe duhet të ndryshojnë marsh me patjetër, nëse duan të vazhdojnë me pretendime të larta. 24 herë kampionët e vendit nuk u rikthyen për të qëndruar, por për të qenë faktor dhe deri tani janë shumë larg të qenit të tillë.

Related posts

ELEMINIMI NË BOTËROR/ Menaxheri i LOW SULMON OZILIN: E ndërtoi ai këtë KAOS

Isa.Autor

Arsenali mjaftohet me barazim ndaj Southamptonit (VIDEO)

Q.Autor

GJYQI NË KAS/ Ja vendimi PËRFUNDIMTAR për skuadrën e Milanit

Isa.Autor

Leave a Comment