Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Lidhja e tre reparteve, ja si ka ndryshuar Barcelona e Valverde

Hapat e para të trajnerit Ernesto Valverde në stolin e Barcelonës nuk ishin shumë premtuese. Menjëherë pas marrjes së detyrës, trajneri i ri e pa Neymar të transferohej në Paris Saint-Germain, në një lëvizje që do të ndikonte në planifikimin për sezonin. Pasoja e parë ishte një humbje e vështirë kundër Real Madridit në Superkupën e Spanjës.

Ekipi i Zinedine Zidane turpëroi katalanasit, të cilët ende nuk kishin kapërdirë rrëmujën, që braziliani kishte lënë pas. Një pjesë mungonte në sulm dhe drejtori sportiv i Barcelonës vendosi të punësojë Ousmane Dembele me një kosto prej 105 milionë euro. Megjithatë, francezi 20-vjeçar nuk mund ta kishte filluar më keq sezonin. Ai u dëmtua rëndë vetëm në ndeshjen e tij të tretë dhe Valverde, me një skuadër më të keqe se një vit më parë, kishte për të lëvizur gjërat për ta kthyer ekipin konkurues.

Bilanci në mesfushë

‘Txingurri’ ndryshoi skemën klasike 4-3-3 në një 4-4-2 që i dha mbrojtjes më shumë stabilitet. Ky sistem i ri, i pamendueshëm pak vite më parë në Barcelonë, çoi në zhvillimin e partneriteteve të reja në formacion. Në çdo repart ka një dyshe që shkëlqen. Po flasim për Pique-Umtiti, Busquets-Rakitiç dhe Messi-Suarez. Gerard Pique ka qenë lider i mbrojtjes dhe lojtari që do të largohet nga ekipi kombëtar spanjoll nga sezoni i ardhshëm për t’iu dedikuar vetëm klubit të tij, ka luajtur 44 ndeshje në 2017/18; të gjitha nga minuta e parë.

Ai ka formuar një partneritet të madh me Samuel Umtiti, i konsoliduar në formacion përpara Javier Mascherano, i cili përfundoi duke shkuar në Hebei Fortune në Kinë. Francezi, i cili ka filluar 37 nga 38 ndeshjet që ai ka luajtur, kishte një fillim spektakolar, por pas dëmtimit në dhjetor pati një rënie në nivelin e tij. Në çdo rast dhe përveç katastrofës në Romë, Valverde mund të jetë i lumtur me të, sepse ai ka kontribuar me vendosmëri në forcën e ekipit. Bilanci i arritur nga ‘Txingurri’ ka të bëjë sidomos me raportin ndërmjet Sergio Busquets dhe Ivan Rakitiç. Formimi i një boshti të dyfishtë për t’u përdorur brenda 4-4-2, ka bërë që të dy mesfushorët të kenë pasur përplasje me përgjegjësi të ndryshme.

Ndryshimi në sulm

Dyshja ka më pak udhëtime për të bërë në të gjithë fushën, por më shumë përgjegjësi kur është fjala për qarkullimin e topit dhe për të siguruar që sulmuesit të ‘ushqehen’ me topa. Rakitiç ka arritur në zonë me vizion të mjaftueshëm për të mbuluar hapësirat e lëna nga Messi.

Kroati ka shënuar vetëm një gol në kampionat, por për shumë prej tyre ka kaluar sezonin më të mirë në klub. Leo Messi dhe Luis Suarez janë përgjegjës për repartin e sulmit. Largimi i Neymar dhe mungesa e adaptimit nga Dembele dhe Coutinho ka bërë, që dy të parët të mbajnë përgjegjësin e sulmit. Vetëm Paulinho i ndihmoi ata në muajt e parë. Së bashku ata kanë më shumë se 50 gola, më shumë se gjysma e totalit të Barcelonës deri më tani në kampionat. Uruguajani nuk po përjeton më thatësirën e pjesës së parë të sezonit, ndërsa Messi është një hap larg fitimit të “Kupës së Artë”, e pesta për të.

Related posts

REI MANAJ GATI TË NDRYSHOJË EKIP/ Ja 3 skuadrat spanjolle që duan sulmuesin e Kombëtares…

Delo.autor

ZBULON SEKRETIN PËR SADIKUN/ Trajneri i Luganos tregon “shthurjen e tij”, ja deklarata

Delo.autor

SKANDAL/ “Pis m*ti, palaço… Ju jeni pisa”, trajneri i Laçit rreh fëmijët pse humbën ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment