Boks Sport

White: Do ta dënojmë McGregor pasi gjykata të marrë vendimin

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka folur sot për herë të parë për dënimin që mund të marrë Conor McGregor, pas incidenteve që irlandezi krijoi para eventit të UFC-223, kur goditi me sende të forta autobusin ku ishin sportistët pas konferencës për shtyp. McGregor u dorëzua pas incidentit dhe u lirua nga gjykata pasi pagoi gjobën, por irlandezi duhet të paraqitet në gjykatën e Nju jorkut sërish më 14 qershor. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Conor në vijim”, tha White.

“Fillimisht ai duhet të dënohet nga gjykata, ndaj le të shohim se çfarë vendimi do të marrë ajo. Irlandezi duhet fillimisht të kalojë atë pengesë dhe më pas do të marrim edhe ne një vendim”, u shpreh më tej presidenti i UFC-së, Dana White. Irlandezi i arteve marciale mikse nuk duelon prej nëntorit të vitit 2016 dhe tashmë i ka humbur të dyja titujt kampionë bote që ka patur, të fundit pikërisht në eventin e UFC-223. Ai pritet të rikthehet në kafaz këtë vit.

 

Related posts

“NË GJËNDJE RËNDË, POR GJALLË”/ Raiola “driblon” sërish vdekjen, poston edhe në Twitter

F.autor

DEKLARATA PAS HUMBJES NDAJ JUVENTUSIT/ Leonardo “shpërthen”: Zgjedhjet e arbitrit kanë qenë provokuese…

Delo.autor

EDY REJA THA SE GREZDA NUK E PRANOI FTESËN/ Reagon sulmuesi i Kombëtares: Për korrektësi më duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment