Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ Messi në “panik”, veç Iniestas mund të humbasë edhe një shok tjetër…

“Ylli” i Barcelona, Lionel Messi, është i shqetësuar se krahas Andres Iniesta, i cili është në ditët e fundit me katalanasit, mund të humbasë një tjetër shok të ekipit në mesfushë, Ivan Rakitic.

Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, mesfushori kroat ka pasur kontakte me Manchester United, Bayern Munich dhe Juventus, kësisoj Messi nuk është i qetë, pasi e sheh Rakitic si një futbollist shumët të rëndësishëm për ekipin “blaugrana”.

Rakitic ka të ngjarë të jetë objektivi kryesor i Manchestre United në merkaton e ardhshme, duke qenë se Marouane Fellaini do të largohet, ndërsa Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli.

30-vjeçari Rakitic ka fituar gjithçka të mundshme me Barcelonës, ka arritur pjekurinë maksimale dhe konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Kjo ka trembur Messi…

Related posts

NEYMAR REVOLUCION TE SANTOS/ Shtatë kërkesat pas rikthimit! Nga Pogba te Ramos

F.autor

Shtohet konkurrenca për Sadikun te Legia, vjen ish sulmuesi i Arsenalit

Q.Autor

CR7 “ÇMEND” TIFOZËT E MANCHESTER UNITED/ Në moshën 36-vjeçare ai bën gjëra që nuk janë parë më parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment