Futboll Sport

Laçi e Kukësi presin vendimin e Komisionit të Disiplinës

Mes Laçit dhe Kukësit prej vitit 2013 ka pasur ndeshje shumë të luftuar në fushë dhe të “nxehta” në tribuna. Të dyja tifozëritë në përballjet mes tyre kanë pasur prirjen për të qenë të shumtë në numër, ndërkohë që edhe incidentet nuk kanë munguar. Gurë të hedhur në fushë, gurë të hedhur mes tyre, ndërkohë që shishet në fushë kanë qenë një normalitet. Edhe në ndeshjen e fundit që u luajt të mërkurën për llogari të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Më përfundimin e ndeshjes, një ngritje e fanellës nga ana e Ndriçim Shtubinës, është konsideruar si një provokim për tifozët, çka ka bërë që edhe gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti, ta ndëshkonte me karton të kuq. Tashmë te Laçi presin vendimin nga Komisioni i Disiplinës dhe ndeshja e së dielës për kampionat me Kukësin me shumë mundësi do të humbet nga mesfushori, që kështu do t’i shpëtonte mungesës së finale.

Dënimi nga Disiplina jepet për të gjitha aktivitetet dhe pas kryerjes së gjysmës së dënimit mund të shlyhet pjesa tjetër edhe me gjobë. Ndryshe situata me klubin verilindor, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë një gjobë pas hedhjes së sendeve të forta në fushë pas ndeshjes, por edhe gjatë saj pati shishe të lëshuara në fushë. Por rreziku më i madh është që të ketë një dënim të fushës, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur deri në fund. Sipas kalendarit, mysafirë në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të jenë Lushnja, Luftëtari dhe Flamurtari, ekipe që kanë arritur të marrin pikë në fazën e dytë, madje dy të parat kanë marrë maksimumin.

Related posts

BARCELONA-REAL MADRID/ Ancelotti: Ju tregoj si mund të fitohet një ndeshje “El Clasico”

Delo.autor

DATA E GRUMBULLIMIT PO AFRON/ Moratti: E vështirë të zëvendësohet Icardi…

Delo.autor

Rrëfehet turku Çalhanoglu: Qaja te Milani, Gatuzo na rilindi

Q.Autor

Leave a Comment