Futboll Sport

“Lojtarë kriminelë që kanë trukuar ndeshje”, këshilltari shkodran shpërthen në akuza ndaj Vllaznisë

Mbledhja e djeshme e Asamblesë së Vllaznisë është shoqëruar me debate të ashpra dhe me tone të ngritura. Këshilltarët kanë akuzuar lojtarët, trajnerin Ernest Gjoka dhe ish-administratorin Astrit Gjyrezi si shkaktarët e rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë.

AKUZAT

Më i ashpri në akuzat e tij ka qenë këshilltari Gjergj Sokoli, i cili ndër të tjera ka deklaruar: “E turpshme dhe e pafalshme ajo që bëri trajneri Ernest Gjoka që u largua nga skuadra dy javë nga fundi. Bëri denoncim në prokurori se e kishin kërcënuar, ndërsa mendoj se ai duhet të ishte sot në burg. Ndeshja me Kamzën ishte e turpshme.

Trajneri Gjoka është përgjegjësi kryesor për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Këta lojtarë kriminelë që kanë bërë trukime. Kur ishte Armir Grima në klub rroga e trajnerit ishte 400 mijë lekë të vjetër në muaj, ndërsa tani shkoi në disa milionë”, deklaroi ndër të tjera i revoltuar këshilltari Sokoli.

Më tej, e ka marrë fjalën këshilltari tjetër, Gëzim Galiçi, i cili ka thënë: “Problemi i Vllaznisë është menaxherial. Bordi ka pasur përgjegjësi për këtë deficit. Edhe kryetarja e Bashkisë nuk mund të largohet nga ky deficit. Administratori dhe trajneri kanë qenë fajtorët kryesorë të rënies së skuadrës në Kategorinë e Parë.

Iniciativa për privatizimin e klubit është e pritshme nga ne. Nëse ka ndonjë strategji për financat, të shprehet. Vendimmarrjet për buxhetin e lojtarëve nga kush janë bërë. Ishin më shumë 7 lojtarë me mbi 3 milionë lekë të vjetër rrogë”. Ndërsa, këshilltari Fatlum Nurja, ka “gozhduar” bordin e klubit Vllaznia. Ai kërkoi llogari se pse klubi ka çdo vit 400 milionë lekë borxhe dhe pse është kërkuar çdo 6 muaj rritje e buxhetit? Pse nuk janë paguar sigurimet e futbollistëve, duke i mbajtur në të zezë ishin disa pyetje të tij.

Related posts

CSKA Moska thellon rezultatin, shënon gol Arnor Sigurdsson (VIDEO)

Isa.Autor

Inter fiton ndaj skuadrës së fundit në Serie A, rikthehet në vendin e tretë

Q.Autor

LIVE/ Flamurtari-Teuta: Flamurtari e Teuta duan fitoren në “derbin bregdetar”

Isa.Autor

Leave a Comment