Futboll Sport

ZOTËRON PASURI 250 MILIONË DOLLARË/ Kush është futbollisti i Danimarkës që ka në pronësi 1500 apartamente

Sulmuesi i Danimarkës, Martin Braituejt ka pasuri marramendëse në sektorin e pronave të paluajtshme.

Gazeta daneze ‘’BT’’ ka zbuluar se futbollisti i Barcelonës zotëron 1500 apartamente në New York së bashku me xhaxhain e tij, Filip Mikael. Një fakt të tillë e ka pranuar dhe vetë xhaxhai i futbollistit i cili u shpreh:

‘’Familja jonë ka kohë që është pjesë e biznesit të pasurive të paluajtshme. Sidomos në New York, një nga mënyrat më të sigurta për të krijuar një pasuri është investimi në këtë zonë. Dhe kjo është ajo që unë kam bërë me babanë tim dhe Martinin që kur arrita këtu’’.

Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, pasuria e sulmuesit është në rritje pasi pritet që të bëhet pronar i 500 apartamenteve të tjera.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Partizani merr sulmuesin SHQIPTAR nga Sllovenia

Isa.Autor

Arsenali fiton bindshëm ndaj Everton, Aubameyang debuton me supergol

Q.Autor

Top 20 skuadrat më të mirë në top pesë ligat evropiane pas ndeshjeve të 16/18 shkurtit

Q.Autor

Leave a Comment