Futboll La Liga Sport

ECURIA NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Gafa foshnjarake, mbrojtja e Barcelonës tradhton Koeman

Nëse ka diçka që karakterizon Barcelonën e Kumanit janë problemet mbrojtëse. Skuadra katalanase i ka përmirësuar disa gjëra në sulm, në shpërndarjen e futbollistëve në terrenin e lojës, por ende nuk i ka mbyllur dot “vrimat” në aspektin mbrojtës. Në merkaton e janarit u fol shumë për të transferuar një qendërmbrojtës dhe i përzgjedhuri ishte Erik Garsia, por kandidatët për presidentë nuk e autorizuan blerjen e tij. Penalltia që shkaktoi Klemo Lengle kundër Ruben Sobrinos në ndeshjen e fundit nuk është rastësi. Thjesht plotëson një galeri të gafave të tmerrshme që kanë shënjuar sezonin e katalanasve. Këto gabime kanë kushtuar pikë të rëndësishme.

BARCELONA-REAL – Klemo Lengle shkaktoi një penallti foshnjarake kundër Sexho Ramosit. Përveç faktit nëse ishte apo jo, mbrojtësi francez e mban kapitenin madrilen nga dora. Ishte shumë e shmangshme, por Lengle aty nisi serinë e gafave që vazhdojnë…

KADIZ-BARCELONA – Një ndeshje që solli humbjen befasuese për Barcelonën. Alba kryen një rivënie anësore duke e kthyer në zonë. Lenglesë i ikën topi nga këmbët dhe Ter Shtegen është i detyruar që të luajë me këmbë. Topi ndalet nga kundërshtari dhe shënohet goli i fitores. Por, më parë kishte gabuar edhe Mingeza duke devijuar një goditje këndi në portën e tij.

BARÇA-JUVENTUS – Mbrojtësi Lengle bëri një ndeshje për t’u harruar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Aty Barcelona humbi vendin e parë në grup. Lengle ishte shumë keq atë ditë si në mbylljen e aksioneve, ashtu edhe në nxjerrjen e topit. Shkaktoi një penallti për prekje të topit me dorë në mënyrë absurde.

ALAVESH-BARÇA – Goli i Riohan në minutën e 31-të në Mendizoroza erdhi pas një gafe dhe moskuptimi mes Xherard Pikesë dhe Netos. Mbrojtësi dhe portieri nuk u kuptuan për një aksion të lehtë dhe sulmuesi i Alaveshit me një presing të mirë vodhi topin dhe e dërgoi në rrjetë.

ATLETIKO-BARÇA – Në “Wanda Metropolitano”, mbrojtësi katalanas bëri sërish një gabim trashanik duke humbur topin në mesfushë dhe Ter Shtegen ishte i avancuar për ta larguar. Por Karrasko përfitoi dhe shënoi me portën e boshatisur.

GRANADA-BARÇA – Një gabim i Umtitit në nxjerrjen e topit brenda zonës së rreptësisë solli një nga golat për skuadrën andaluze.

SEVIJA-BARCELONA – Në këtë rast, ishte sërish Samuel Umtiti që kishte një mbrëmje për t’u harruar. Francezi nuk e mbuloi dot Kundenë në golin e parë të Sevijes dhe mbajti në lojë kundërshtarin për golin e dytë.

Related posts

SUPERFUQIA/ Shtatë nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato verore i bëri…

F.autor

BARAZIMI ME JORDANINË/ Gavazaj: U ndjeva më mirë në pjesën e dytë, por më mungoi…

Isa.Autor

Carlo Ancelotti zbulon ekipin favorit dhe dy surprizat e Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment