Futboll

Legjenda Maldini e pranon: Unë te Italia nëse…

“Kam folur me Costacurta-n, por unë përherë jam i predispozuar që të dëgjoj dhe, sinqerisht, është e vështirë që t’i thuash jo për një bisedë, mbi të gjitha një miku si Billy. Të shohim, ndoshta, nëse ka situata të drejta për të bërë diçka së bashku, ndryshe e detyrojmë Italinë”. Tha për Sky ish-kapiteni i Milanit dhe kombëtares italiane Paolo Maldini, i cili foli për mundësinë për një thirrje të mundshme nga Federata Italiane e Futbollit.

Rreth trajnerit ideal të kombëtares për të cilën ai dëshiron ta shohë protagoniste sërish, Maldini shtoi: “Besoj se problemi është pikërisht këtu, te qëllimi afatshkurtër. Nuk e di. Duhet një trajner për të ndërtuar diçka për të ardhmen, por nuk besoj se kjo pranohet në Itali. Do të jetë Europiani, duhet të kualifikohemi, nevojitet që të bëjmë mirë dhe, Italia nuk ka kohë për të pritur. Në nivel, ndërkohë, të rinjtë, projektet, atëherë nëse planifikohet një program me një të ardhme të gjatë, ndoshta, për dy vite duhet që të jenë protagonist në europian”.

Dhe pyetjes se nëse duhet të mësohemi me një Itali që nuk fiton, Maldini iu përgjigj: “Në këtë moment nuk mund të them se Italia është një kombëtare e dorës së dytë, por është shumë larg së parës, sipas meje, me cilësitë që ka”.

Ish-lojtari kuqezi foli edhe për Gattuso-n dhe Milan-in. “Mendoj se është e drejtë që të shpërblehej Rino me një kontratë prej trajneri të vërtetë, për atë që ka bërë dhe për atë që besoj se do e bëjë, sepse ka dhënë shumë në nivelin taktik dhe operacional. Duhet të them që ka dhënë kësaj skuadre një dëshirë të madhe. Është unik, të shohim me kohën sepse rezultatet flasin për të bërë parashikimet eventuale. Deluzion? Nuk duhet të ketë, sepse nuk duhet të harrojmë ku e mori skuadrën. Siç e thotë ai, por, nuk duhet të ketë alibi nëse skuadra të tjera i japin mundësinë që të kthehet”.

Related posts

“VETËM FITORJA ËSHTË REZULTAT POZITIV”/ Çelhaka për ndeshjen me Austrinë: Jemi të bashkuar

Delo.autor

“TELASHE” PËR MILANIN/ Donnarumma i kërkon klubit 10 milionë euro për rinovimin e kontratës

Delo.autor

Inter-Juve nuk “mbyllet kurrë”! Prokurori kërkon videot…

Sadik.Autor

Leave a Comment