Futboll Seria A

Lazio largon Inter-in nga Champions me përmbysje

Lazio ka mundur 2-1 Udinese-n dhe është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit italian. Bardhekaltrit kanë parakaluar Roma-n dhe Inter-in, me këta të fundit që kanë përfunduar në vendin e pestë të klasifikimit pas humbjes së pësuar në fushën e Torino-s.

Ndeshja e luajtur në “Dacia Arena” është vendosur në 45 minutat e para. Vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 13-të me Lasagna-n, por miqtë kanë arritur të përmbysin gjithçka në harkun e dhjetë minutave.

Në minutën e 27-të ka ardhur goli i barazimit me Immobile, në të 37-ën ka qenë Luis Alberto që ka kompletuar përmbysjen, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e tetë radhazi në kampionat.

Related posts

LIVE U-19/ Sllovaki-Shqipëri: Shpërfytyrohet Kombëtarja, dy gola për 2 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

“TIFOZËT DUAN TË SHOHIN NJË GJERMANI QË “LUFTON” NË FUSHË”/ Mateus: Low mund të qëndrojë gjatë nëse…

Delo.autor

“KOHA NUK KALON”/ Kur trajneri është më i mirë se lojtarët, Xavi jep spektakël në stërvitje me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment