Futboll Sport

LeBron bën mbretin, Houston nuk fal – Utah “trondit” Oklahomën

LeBron James është thjeshtë i jashtëzakonshëm. Shënoi 46 pikë, bëri 5 asiste dhe 12 rikuperime duke udhëhequr Cleveland drejt një suksesi të vështirë me shifrat 100-97 ndaj Indiana Pacers.
Cleveland Cavaliers ashtu siç ka ndodhur shpesh në këto vitet e fundit në ndeshjet e rëndësishme i falet edhe njëherë yllit të saj për të barazuar në 1-1 serinë play-off ndaj Indiana Pacers dhe për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në gjysmëfinalet e konferencës.

Në Quicken Loans Arena mbreti James u shfaq në superformë duke koleksionuar në total 46 pikë, 5 asiste dhe 12 rikuperime duke udhëhequr Cleveland drejt një suksesi të vështirë me shifrat 100-97 ndaj Indiana Pacers.

Cavaliers zgjidhën gjithçka që në periodën e parë të cilën e mbyllën me një avantazh të frikshëm 33-18, megjithatë Indiana arriti të ngushtonte distancat por edhe pse 4 basketbollistë të Pacers realizuan një kuotë pikësh me dy shifra, James i ndihmuar edhe nga Kevin Love e Kyle Korver arriti të vendoste fatet e këtij takimi në favor të Cleveland.

Tashmë seria mes tyre do të zhvendoset në Indianapolis me Indianën që do t’i luajë në shtëpi dy takimet e radhës. E çon në 2-0 serinë Houston Rockets.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt këtë herë e pati më të thjeshtë për të mposhtur Minnesota Timbewolves.

Në Toyota Center, teksanët triumfuan me shifrat e thella 102-82. Skuadra e Minneapolis e realizoi me sukses misionin për të bllokuar yllin e Rockets James Harden i cili në këtë sfidë realizoi vetëm 12 pikë por te Minnesota nuk i kishin bërë mirë llogaritë sepse harruan Chris Paul i cili more për dore Houstonin drejt suksesit të radhës duke realizuar 27 pikë, 8 asiste dhe 3 rikuperime.

Objektivi i Houstoni tashmë është të mbyllë sa më shpejtë çështjen e kualifikimit madje skuadra e Mike D’Antonit do të tentojë të fitojë dy sfidat e radhës në Minneapolis për të menduar më pas për gjysmëfinalet e konferencës.

Surprizon Utah Jazz. Skuadra nga Salt Lake City fitoi në Chesapeake Energy Arena duke barazuar 1-1 serinë ndaj Oklahoma City Thunder. Mitchell me 28 pikë, Ricky Rubio me 22 dhe Derrick Favors me 20 lanë në hije Westbrook me shokë duke i dhënë fitoren 102-95, Utah që tashmë do të kërkojë të marrë avantazhin ndaj Oklahomës në ndeshjen e radhës që do ta luajë në shtëpi.

Related posts

Sa kushton Salah? Edhe më shumë se Neymar…

Sadik.Autor

BASTET/ Sot pritet sfida Poloni-Shqipëri, shihni sa kuotohet fitorja e “kuqezinjve”…

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA BRESCIA/ Klubi i Serisë C konfirmon bisedimet me Balotellin

Delo.autor

Leave a Comment