Futboll Sport

Më i nënvlerësuari në botë, 5 statistikat që tregojnë se Firminho është jetik për skuadrën

Roberto Firminho ndoshta nuk ka shënuar aq gola sa Mohamed Salah, ose nuk ka të njëjta aftësi dribluese si Sedio Mane, por sulmuesi i Liverpool ka provuar ndeshja pas ndeshje se është futbollisti jetik për “the reds-at” e drejtuar nga Jurgen Klopp.

E vërteta është, se ai është më shumë se një sulmues. Firminho ka aftësitë të nxjerrë nga roli mbrojtësat, një cilësi e cila është e shumë e rëndësishme për skemat e trajnerit gjerman.

Sesa i rëndësihëm është ai për Liverpool e tregon edhe kjo hartë ku dallohet vendodhja e tij gjatë një ndeshje. Nëse i referohesh kësaj nuk mund ta përcaktosh nëse ai është një sulmues apo mesfushor.

Pavarësisht se është jetik për skuadrën ai ka mbetur nën hijen e Mohamed Salah që duhet theksuar se po bën një sezon jashtëtokësor te Liverpool. Për të treguar sesa i nënvlersuar është 26-vjeçari.

-Roberto Firminho (62) ka fituar më shumë faulle se Shkodran Mustafi (61) në “Premier League” këtë sezon.

-Në historinë e futbollit, ai është lojtari i parë që ka krijuar 50 shanse për gol dhe në të njëjtën kohë ka fituar mbi 60 faulle në një sezon.

-Ai ka fituar më shumë faulle se çdo lojtar i gjashtë ekipeve më të mira në “Premier League” këtë sezon (përveç Cesar Azpilicueta).

– Firminio është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Lipervpool në një sezon të vetëm në “Champions League”.

-26-vjeçari është golashënuesi më i mirë brazilian i të gjithë kohrave në “Premier League” në një sezon të vetëm.

Related posts

“BUZËQESH” TRAJNERI SHQIPTAR/ Hasi merr fitoren e parë nën drejtimin e Anderlecht

F.autor

IMITON GJESTIN E SIMEONES PAS GOLIT TË TRETË/ Douglas Costa i tregon b**et në tribunë (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfimi mbi anën e errët të Mourinho: I fiksuar pas perfeksionit!

Q.Autor

Leave a Comment