Futboll

Legjenda e Ukrainës sulmohet nga ish-vjerra (VIDEO)

Ish-ylli i kombëtares së Ukrainës, Oleksandar Shovkovskiy është sulmuar nga nëna e ish-gruas së tij. Një video e postuar në rrjetin social “Facebook” shihet një grua që gjuan me sende dhe pistoletë nga ballkoni i katit të dytë të një shtëpie ku 43-vjeçari troket në derë. Ai pretendon se gruaja në fjalë është nëna e ish-gruas së tij, Lyubov Pavlovna.

Në videon e postuar, Shovkskiy tregon se ka shkuar të takojë vajzën e tij që ka me Olga Alenova. Çifti i dha fund martesës në tetor të 2015-ës. Megjithatë siç shkruan “The Sun”, as ish-bashkëshortja dhe as vajza nuk ndodheshin aty. Shovkovskiy pasi u sulmua nga nëna e ish-partneres u drejtua për tek makina që të largohen nga rezidenca ndërsa i gjithë incidenti ishte filmuar.

Krahas postimit të dy videove që ai hodhi në “Facebook” shkroi: “Fillimisht Lyubov Pavlovna kishte qëllim të gjuante në kokën time dhe hodhi nga ballkoni gurët që kishte mbledhur. Dhe pastaj filloi të gjuante me pistoletë. Ajo qëlloi tre herë drejt meje. Njerëzit vrapuan nga shtëpitë që ishin fqinjë pasi dëgjuan të shtënat dhe më ofruan ndihmë”.

Në postimin e tij, ai pretendon se ish-vjerra e tij është e varur nga alkooli dhe ka dhunuar mbesat e saj. Më tej ai i ka kërkuar ndihmë publikut se si mund të komunikojë me fëmijën e tij.

Oleksandr Shovkovskiy ka luajtur gjithë karrierën e tij me Dinamon e Kievit, përjashto dy rastet e huazimit te CSK ZSU Kyiv dhe Dinamo 2 Kyiv. Ai ka zhvilluar më shumë se 400 ndeshje me fanellën e skuadrës kryeqytetase. Pas një karrierë prej 23 vitesh në futboll ai u tërhoq në dhjetor të 2016-ës në moshën 41-vjeçare.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ARGJENTINA/ Messi dhe Neymar do luajnë bashkë tek skuadra e…

Delo.autor

Fiorentinës i anuluan penallti pak para se të gjuhej, ja çfarë thotë Allegri

Q.Autor

ZYRTARE/ Partizani ndërpret kontratën me Ergys Kaçen, klubi i kuq njofton se…

Delo.autor

Leave a Comment