Futboll Seria A Sport

DREJTUESI SPORTIV I MILANIT TREGON OBJEKTIVAT/ Ky klub është për Champions

Leonardo i ka idetë e qarta sa i përket të ardhmes së Milanit, objektivave, si edhe sa i përket trajnerit. “Për një klub si Milani, objektivi nuk mund të jetë tjetër përveçse kthimi në Evropë që ka rëndësi të madhe. Ne mendojë se kemi një strukturë të mirë për të arritur Ligën e Kampioneve vitin e ardhshëm, por nuk duhet që të bëjmë gabim që ta kthejmë në një fiksim”, tha Leonardo.

Drejtuesi sportiv i “Djallit” foli më pas për trajnerin Genaro Gattuso.

“Sot Gattuso është trajneri i Milanit dhe ajo që ne duam është që ai të rrijë, që të fitojë takimet dhe që ta bëjë ekipin më të fortë. Gattuso është vënë në diskutim nga jashtë dhe jo nga ne brenda klubit. Ne uk do të merremi me përgënjeshtrimin e këtyre fjalëve sa herë që ndodhin. Mes ne të tresh, mes meje Paolo-s e Gattuso-s, nisur nga ajo që kemi kaluar, gjithçka do të jetë e qartë dhe e pastër”, vazhdoi ai.

Në fund, Leonardo u ndal te zërat për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic-it. “Unë mendoj se nuk ka shumë lidhje që ne të flasim tani për merkaton. Duhet të mendojmë që skuadra të rritet”, përfundoi drejtuesi i kuqezinjve

Related posts

LAJM I MIRË PËR MILANIN PARA SFIDËS ME MANÇESTER JUNAJTID/ Rikuperohen 3 titullarët kuqezi

Delo.autor

Rriten të ardhurat e “CHAMPIONS LEAGUE”/ Ja sa do të fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në kompedicion

Isa.Autor

CONTE “MBRET” I PAGAVE NË SERIE A/ Shumë larg debutuesi Pirlo dhe Pioli. Ja lista e trajnerëve

Delo.autor

Leave a Comment